abdixhiku nuk mund te jesh edhe deputet edhe kryeminister kurti te jep doreheqje 67fe61c135818

​Abdixhiku: Nuk mund të jesh edhe deputet edhe kryeministër, Kurti të jep dorëheqje

April 15, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, tha se “ky është një episod i errët për demokracinë parlamentare”, pasi që sipas tij, partia fituese nuk po e respekton Kushtetutën e vendit.

Abdixhiku, tha se duhet të japin dorëheqje Kurti dhe ministrat nga pozita që kanë, e pastaj siç tha ai LDK-ja do votojë raportin.

Abdixhiku: Është një episod i errët në demokracinë parlamentare

“Është një episod i errët në demokracinë parlamentare ku partia fituese nuk respekton rregullin bazik kushtetues. Qëndrimi i partisë fituese që me 10 deputetë që ushtrojnë funksion të kryeministrit, përkatësisht ministrave për të qenë dhe deputet në të njëjtën kohë është qëndrim jo kushtetues, i cili bëhet pjesë e lojës politike për te zvarritur sa më shumë formimin e institucioneve. Zgjidhja është e thjesht të japin dorëheqje prej pozitave që kanë“, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku komentoi edhe letrën e dorëheqjes të Kurtit.

Sipas tij, kjo letër nuk ka vlerë pasi që Kurti ka kryer funksionin edhe të deputetit edhe të kryeministrit në të njëjtën kohë.

Abdixhiku kërkon që të mos zvarritet procedura e votimit.

Abdixhiku: Mos të zvarritet procedura e votimit dhe LDK-ja do të votojë raportin menjëherë

Në qoftë se është dhënë një letër-dorëheqje dhe të njëjtin kanë vazhduar në zyre atëherë çfarë vlere ka kjo letër. Një njeri që jep dorëheqje nuk vazhdon punën si kryeministër i Kosovës… Ne kërkojmë që të jetë një akt normal minimalisht Kushtetues për Republikën e Kosovës, të ketë një dorëheqje, mos të zvarritet procedura e votimit dhe LDK-ja do të votojë raportin menjëherë sapo të jepet dorëheqje me 20 vota të palëkundura të LDK-së “, shtoi Abdixhiku.

Ndërkaq, pas dështimit të miratimit të raportit nga Komisioni i përkohshëm, është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dosja toyota auris spak kerkon 4 vite e 6 muaj burg per ish prokurorin e vlores 67fe5821174b7
Story i mëparshëm

Dosja “Toyota Auris”/ SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Vlorës

manchester utd i zhgenjyer nga onana 67fe6540ea5e5
Story i radhës

Manchester Utd i zhgënjyer nga Onana

Të fundit nga

ShkoLartë