Abdixhiku nga Malisheva: Në çdo fshat po gjejmë mbështetje

January 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar fshatin Lubizhdë të Malishevës, nga ku ka thënë se “lidhja po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë”.

Ai tutje ka shkruar se qytetarët kanë pritur një LDK si kjo që tashmë e kanë, zë veprues në beteja.

“Pas Turjakës, u ndalëm në Lubizhdë. Edhe në këtë fshat të Malishevës, na pritën plot qytetarë me plot entuziazëm dhe thirrje të njëjtë për ndryshim. Ndryshim të madh në vend! Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje.

Po gjejmë qytetarë që kanë pritur një LDK si kjo. Që i përfaqëson, i kupton, i bëhet zë veprues në betejat që kanë.

Këtë LDK tashmë e kanë. Prandaj lidhja jonë sot po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë!

Ju faleminderit! Vazhdojmë në Shtime, Pozharan e Smirë sonte!”, shkruan ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spitali i Athinës bën njoftim zyrtar, kjo është gjendja shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos

Story i radhës

Selektori italian befason me mënyrën se si e vlerëson Kosovën

Të fundit nga

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 07:23 në Maqedoni. Sipas informacioneve nga observatori sizmologjik, tërmeti ishte me magnitudë 2.2 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 130 kilometra në
ShkoLartë