Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri

November 22, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot ka qenë në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë.

Ai u shpreh se aty ka prezantuar planin e tij për shëndetësi, siç tha ai, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri, në lokacion të ri.

“Interesim i madh i stafit shëndetësor në takimin e sontëm në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specializimi i garantuar tek sigurimet shëndetësore”.

“Plani ynë është ambicioz dhe si i tillë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon! Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë përkrahjen e dhënë – e mbi të gjitha për punën e bërë për qytetarë e për shtet! Nga 9 shkurti do të keni shtetin që kujdeset edhe për ju, edhe për qytetarë edhe për secilin në nevojë e hall. Sepse, ndryshimi po vjen”, ka shkruar Abdixhiku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës

Story i radhës

“Gruaja ime nuk do më seks, por ajo që bëra me shoqen time…”

Të fundit nga

ShkoLartë