Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në javën festive të gruas dhe 33 vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së, kanë mbajtur një takim diskutues mbi “Fuqizimin ekonomik të gruas”.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook se gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm – është slogani i Forumit të Gruas së LDK-së këtë vit.
“Ndryshimet tona të brendshme duhen të përcjellen me më shumë gra në vendimmarrje, e vendimmarrja e tyre politike duhet të përcjellet me më shumë barazi në shoqërinë tonë.
Sikurse e para dhe e dyta, mbesin misione të organizimit tonë politik sot”, ka shkruar ai.