Abdixhiku mohon lidhjet e LDK-së me prokurorin Isufaj – ja çka thotë

min lexim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e eksponentëve të VV-së, se kandidati për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj, ka qenë pjesë e LDK-së dhe e FARK-ut.

Ai ka thënë se personat që kanë bërë këtë koment nuk janë të rëndësishëm, ndërsa ka shtuar se Isufajn nuk e ka parë asnjëherë në jetë.

“Blerim Isufajn nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

 Tutje ai tha se mënyra se si kryeministri Albin Kurti ka kërcënuar sistemin prokurorial në Kuvendin e Kosovës është shqetësuese.

“Çështja serioze është kështu. Kryeministri ka sulmuar sistemin gjyqësor në Kosovë. E tani nuk pres që ata të mund të bëjnë punën drejt. Në anën e aprë ata kërcënojnë dhe shantazhojnë. Pastaj del publikisht në Kuvend e të kërcënojë. Nuk po them që sistemi i drejtësisë është i mirë. Është më i kapur se ndonjëherë. Por kam pritur të vijë një prokuror dhe të vendos drejtësi. Kam pritur një kryeministër që nuk përzihet në drejtësi”, shtoi ai.

Story i mëparshëm

Kërcënimi i Ramës për t’i prerë fondet bashkive, Shehi: E paligjshme dhe e pamoralshme

Story i radhës

Turqia dërgon 5 avionë ushtarakë për të evakuuar shtetasit e mbetur në Sudan

Të fundit nga