Abdixhiku me Hovenierin: Bashkërendimi i politikave tona i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar

February 13, 2024
1 minut lexim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, në selinë qendrore të partisë.

Abdixhiku, në një postim në Facebook, tha se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar “hapur” për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore por dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

“Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik. Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ai tha se LDK-ja mbetet e përkushtuar në këtë drejtim.

“Me bindje dhe vullnet të plotë politik”, përfundoi Abdixhiku.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dogana me aksion në Pejë, cak një barnatore në qytet

Story i radhës

SPAK çoi për gjykim dosjen për të/ Reagon mjeku Edvin Prifti: Akuza arbitrare me synim dënimin tim të padrejtë!

Të fundit nga

Dielli po ‘vret’ satelitët e Musk

Dielli ka filluar të shkatërrojë satelitët Starlink të Elon Musk, duke ngritur alarm midis shkencëtarëve. Ndërsa dielli arrin maksimumin e tij diellor, kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, po dëshmojmë një aktivitet
sqmken
ShkoLartë