Abdixhiku flet për pesë stadiumet e premtuara: Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha

December 29, 2024
1 minut lexim

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë të diele ka folur për pesë stadiumet që është zotuar që do t’i ndërtojë.

Ai thotë se Kosova do të ketë ambicie të mëdha, aso që e ngritë vendin përtej cinizmit, fjalëve të thata, e pështymave urrejtëse politike.

“Në këtë të diel të sportit, të futbollit, më lejoni të ju flas për 5 stadiumet rajonale, që i kemi prezantuar si koncept ide tashmë para investitorëve potencial, pjesë e programit tonë politik tashmë të zotuar publikisht. Në Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj, do të ndërtohen stadiumet e reja rajonale, të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, me kapacitet 6000 deri në 7000 ulëse. Kosto e një stadiumi të tillë është rreth 12 milionë euro; financim i Qeverisë Qendrore. Këto pesë stadiume rajonale, së bashku me Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, e Stadiumin e Ri Kombëtar me 30 mijë ulëse, do të kompletojnë mozaikun e peisazhit modern futbollistik në Republikën tonë – në të 7 regjionet tona”, ka shkruar ai.

“Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha. Aso që e ngritë vendin tonë përtej cinizmit, fjalëve të thata, e pështymave urrejtëse politike ku jemi sot. Kosova ka nevojë për transformim rrënjësor që na nxjerrë nga epiteti i ‘të fundit në Evropë’! Kosova ka nevojë për ndryshim dhe atë rrënjësor! Këto janë zotimet tona! Këto ne do t’i bëjmë!”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protesta kundër Netanyahut! Kërkojnë që qeveria izraelite të arrijë marrëveshje për lirimin e pengjeve me Hamasin

Story i radhës

“Sapo humbe të drejtën të fitosh çmimin e madh”, G-Bani thyen kutinë e emergjencës

Të fundit nga

Bellingham zbulon lojtarin e preferuar të Reali

Në kohën kur luante te Real Madridi, Zinedine Zidane, ka qenë lojtari i preferuar për çdo tifozë, por edhe për  Jude Bellinghamin dhe shumë futbollistë tjerë. 21-vjeçari Bellingham është krenar që e mban
ShkoLartë