Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë është takuar me zëvendës ndihmës sekretari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka njoftuar për qëndrimit e të partitë të LDK-së në këtë takim.
Sipas njoftimit, Abdixhiku e ka siguruar zyrtarin amerikan se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, LDK-ja do të kujdeset për riparimin e raporteve në mes të Kosovës dhe ShBA-së.
“Kryetari Abdixhiku theksoi shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë. Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë. Kryetari Abdixhiku, po ashtu, e njoftoi z. Kasanof për ecurinë e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore, për takimet me qytetarët gjithandej Kosovës, si dhe për shtyllat kryesore të programit politik “Rruga e re”. Abdixhiku theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të në fushën e ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë është jetik për LDK-në dhe për Kosovën”, është thënë në njoftimin LDK-së.
BURIMI: Bota Sot