abdixhiku ambasadorit gjerman eshte nevoje urgjente heqja e masave te be se ndaj kosoves 67f7e626aa284

Abdixhiku – ambasadorit gjerman: Është nevojë urgjente heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës

April 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në selinë qendrore të partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë takimit, të dy zyrtarët diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe për qëndrimet e LDK-së lidhur me këto çështje.

Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij dhe të partisë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, në forcimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai theksoi nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa po ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Abdixhiku bëri thirrje për rishqyrtimin e këtij vendimi, që sipas tij, po rëndon padrejtësisht mbi qytetarët e Kosovës.

Gjatë takimit, përmes ambasadorit Rohde, Abdixhiku përcolli urimet e tij për koalicionin e ri qeverisës në Gjermani, duke theksuar pritshmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Ai veçoi rëndësinë e partneritetit të shkëlqyer mes CDU-së dhe LDK-së, duke riafirmuar përkushtimin për forcimin e këtij bashkëpunimi politik dhe institucional.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tentoi te korruptonte drejtorin e aku se gjkko shuan masen detyrim paraqitje ndaj namik kocit 67f7dcccec26f
Story i mëparshëm

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO shuan masën “detyrim paraqitje” ndaj Namik Koçit!

samsung fillon lancimin e one ui 7 ne europe 67f7e8f74dd5b
Story i radhës

Samsung fillon lançimin e One UI 7 në Europë

Të fundit nga

ShkoLartë