abdixhiku 40 mije banore te prishtines po behen me ngrohje qendrore per here te pare 651d4ab1c67e3

Abdixhiku: 40 mijë banorë të Prishtinës po bëhen me ngrohje qendrore për herë të parë

October 4, 2023
1 minut lexim

Kryetari i LDK-së, Përparim Rama ka vizituar sot punimet për zgjerimin e ngrohjes qendrore në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Abdixhiku tha se sivjet 40 mijë banorë të kryeqytetit do të bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore.

“Plot 40,000 banorë  të Prishtinës bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore sivjet. Kjo falë punës së pandalshme të ndërmarrjes ‘Termokos’ këtë verë. Sot, i vizitova punimet  e fundit për këtë sezonë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Aty po shtroheshin 700 metrat e fundit për këtë vit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 Plot 40,000 banorë  të Prishtinës bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore sivjet. Kjo falë punës së pandalshme të ndërmarrjes ‘Termokos’ këtë verë.

Sot, i vizitova punimet  e fundit për këtë sezonë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Aty po shtroheshin 700 metrat e fundit për këtë vit.

I falënderova fillimisht punëtorët e inxhinierët e angazhuar në shtrirjen e mbi 16 kilometrave gyp këtë verë. Siç dhe falënderova kryeshefin Fisnik Osmanin, e kryetarin e Bordit, Visar Vokrrin për një drejtim shembullor të ndërmarrjes. Mbështetja jonë për ta, nëpërmjet asamblesë e aksionarëve tanë, e gjithë qeverisjes lokale do të vazhdojë tutje.

Vetëm këtë verë, Termokos ka punuar në lagjet Dardani, Ulpianë, Qendër, Qafë, Bregu i Diellit, Dodonë, Mat I e Arbëri . Punë e madhe, angazhim profesional, shërbim për qytetarë.

Në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë plot 120 milionë euro investime me qëllim të dyfishimit të qasjes në ngrohje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

partia e lirise kerkese bashkise se tiranes si eshte situata ne cerdhe e kopshte 651d4aac56318
Story i mëparshëm

Partia e Lirisë kërkesë Bashkisë së Tiranës: Si është situata në çerdhe e kopshte?

protesta kunder paraleles shqipe ne idrizove shaqiri nuk cenohet asnje e drejte e tyre kushtetuese 651d535f78305
Story i radhës

Protesta kundër paraleles shqipe në Idrizovë, Shaqiri: Nuk cenohet asnjë e drejtë e tyre kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë