Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Rajoni ka nevojë për këtë nismë

January 13, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, duke shtuar se rajoni ka nevojë për këtë nismë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat pas ceremonisë së dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” në Tiranë, Kryeministri Abazoviq, foli në lidhje me zhvillimet politike në Mal të Zi, nismën “Ballkani i Hapur”, sanksionet ndaj Rusisë, ndikim rus dhe çështje të tjera.

I pyetur mbi situatën e fundit politike në Mal të Zi, Abazoviq tha se në Malin e Zi ishte një konfuzion politik, por sipas tij qeveria pa marrë parasysh se është në mandat teknik punon më mirë se kur ka qenë në mandatin e plotë.

“Jam shumë i sinqertë, shumë më mirë punon, pasi që ato njerëz që nuk e kanë gjetur veten që në fillim aty ndoshta ata kanë bërë gabim. Ne kemi ofruar modelin i cili mundet me qenë produktiv për Malin e Zi dhe unë jam shumë krenar me arritjet të cilat janë bërë në tetë muajt e fundit në Qeverinë e Malit të Zi. Kemi zgjedhje presidenciale dhe do shikojmë si do kalojë presidenti aktual”, tha ai.

Në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”, Abazoviq tha se në Mal të Zi gjenden dy grupacione mjaft të mëdhenj, një që është në favor dhe tjetri i cili nuk është në favor.

“Unë jam ai që jam në favor, jam shumë transparent lidhur me atë çështje. Mendoj se rajoni ka nevojë dhe kjo është shumë gjë e thjeshtë me u kuptuar. Ne jemi në Procesin e Berlinit, jemi dhe në iniciativa të tjera njësoj si Shqipëria, në shumë iniciativa të tjera dhe nuk shoh asnjë problem që me pas edhe një iniciativë ku Mali i Zi me marrë pjesë”, u shpreh ai.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtria e Libanit shënjestron dronin e Izraelit pasi shkeli kufirin

Story i radhës

Identifikohet i dyshuari për grabitjen në ‘Alba Petrol’ në Ferizaj

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë