Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është parë duke vozitur me biçikletë në New York.
Këtë Abazoviq, e ka bërë për ta shënuar Ditën Ekologjike të Malit të Zi.
“Ngasja me biçikletë për në selinë e OKB-së… Duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin e ndërgjegjësimit për mjedisin. Festimi i ditës për gjendjen ekologjike të Malit të Zi”, ka shkruar ai në Facebook.
“Ne po tërheqim vëmendjen për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe domosdoshmërinë për zhvillimin dhe promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor në botën moderne”, shkruan tutje Abazoviq.