​Abazoviq: Gjukanoviq duhet të jep mandatin për përbërjen e qeverisë së re

October 1, 2022
1 minut lexim

Nëse presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dëshiron të përdorë Kushtetutën, duhet të jep mandatin për përbërjen e qeverisë së re, tha kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq.

Në një intervistë për TV Prva, Abazoviq ka vlerësuar se është logjike që iniciativa për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të mos ketë marrë mbështetje.

“Kjo e mërzit atë (Gjukanoviq). Ai nuk i udhëheq proceset në Mal të Zi dhe kjo është mirë. Kemi pasur 41 vota sa i përket ribalancimit dhe kështu në njëfarë mënyre kemi përbërë shumicën”, ka thënë Abazoviq.

Ai ka thënë se kanë ende një qëndrim aktiv për propozimin e mandatit të ri për përbërjen e qeverisë së 44-të.

“Nëse Gjukanoviq dëshiron të përdorë Kushtetutën, duhet të japë një mandat. Ai zgjodhi të dytën nga dy opsionet – të propozojë një përfaqësues ose një reduktim. Meqenëse kjo nuk funksionoi, ai mbeti me një zgjidhje. Kërkimi për shpërndarjen e Parlamentit është një aktivitet antikushtetues”, vlerëson Abazoviq.

Ai tha se Gjukanoviq do ta kishte shpërbërë Kuvendin shumë kohë më parë, po të mundej.

“Ne duhet ta delegjitimojmë pozitën e tij, nëse ai me këmbëngulje refuzon të japë një mandat sepse po na çon në një vakum ligjor”, tha Abazoviq.

Ai bëri apel që të zgjidhen katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të zhbllokuar këtë proces.

Siç tha ai, Gjukanoviq do të jetë president i vendit edhe për gjashtë muaj, ndërsa përbërja aktuale e Kuvendit ka edhe dy vjet.

Sipas Abazoviqit, Gjukanoviq nuk mund ta delegjitimojë parlamentin nga ai pozicion.

“Ne do të përgjigjemi nëse ai përpiqet. Përderisa jemi 41 veta, situata është mirë. Përderisa të kemi Qeveri, qoftë edhe në mandatin teknik. Gjukanoviq është në ofensivë dhe për këtë arsye retorika. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen së shpejti”, tha Abazoviq.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Homazh: Mirënjohja, respekti, vlerësimi pedagogjik dhe intelektual për prof. Tush Dedaj asnjëherë nuk do të shuhet

Story i radhës

Shqiptari shënon eurogol, Milanin fiton në frymën e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë