Abazoviq: Disa në Ballkanin perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo çështje!

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka komentuar edhe një herë qëndirmin e tij në mbështetje të nismës së Ballkanit të Hapur, një qëndrim ndryshme nga paraardhësi i tij dhe nga presidenti aktual i vendit. Ai ka thënë në intervistën për Dojçe Velle se kjo situatë është e thjeshtë dhe se nuk duhet dramatizuar.

“Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon që të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është ok”

Abazoviq ka komentuar dhe pikpyetjes se “Ballkani i Hapur” është kundër konceptit të Procesit të Berlinit. Ai ka thënë se këto dy nisma janë në përputhshmëri me njëra-tjetrën. “Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo çështje. Procesi i Berlinit, CEFTA, ‘Ballkani i hapur’ apo çdo nismë tjetër kanë si mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal. Emri është i parëndësishëm”, ka deklaruar Abazoviq. /SHENJA/

 

 

 

Story i mëparshëm

Skena të tmerrshme në takimin mes Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics

Story i radhës

Tare përgatitet për goditjen e madhe

Të fundit nga