Abazoviç i shtrin dorën e bashkëpunimit Serbisë: Vizitën e parë do ta kem në Beograd

June 9, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vizita e tij e parë si kryeminsitër do të jetë në Beograd, gjë e cila sipas tij, tregon se një kohë më e mirë bashkëpunimi mes dy shteteve, po vjen.

Abazoviq, duke folur për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka thënë se Mali i Zi është i interesuar për bashkëpunim. Ai ka thënë se dora e tij është e shtrirë për këtë qëllim.

Vuçiq, gazetarit shqiptar në Ohër: Ju e quani Republika e Kosovës, ne e qu…

Kryeministri i ri malazez ka thënë se do të jap lajme pozitive nga Beogradi, kur është pyetur nga agjencia shtetërore serbe nëse Mali i Zi do t’i bashkohet përfundimisht Ballkanit të Hapur, transmeton Gazeta Express.

Abazoviq, që ka marrë pjesë si vëzhgues në samitin e sotshëm të Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo nismë është “definitivisht fytyra e re” e Ballkanit Perëndimor.

“Të gjitha temat e shtjelluara janë ekskluzivisht të lidhura me standardet e jetës për qytetarët, qoftë transporti i lirë, agrikultura, energjia, turizmi, krizat si dhe projektet e mëdha infrastrukturore… kjo është përfundimisht një kthesë e madhe”, ka thënë Abazoviq. /GazetaExpress

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Open Balkan Summit” dhe humori i keq i Edi Ramës

Story i radhës

Mina me telekomandë për policin e qarkullimit në Kavajë për shkak të detyrës, i riu kërkoi transferimin për në vendlindjen e tij

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë