Ish trajneri i mirënjohur, Abaz Kosumi, si gjithmonë temë diskutimi e ka futbollin e Kosovës dhe si mund të arrihet më shumë qoftë me klube qoftë me Kombëtaren e Kosovës.
Ai është takuar me disa nga personalitetet e futbollit, si trajnerin Hysni Maxhuni, ish portierin e mirënjohur Esat Mehmeti etj.
“Në mesin e miqve dhe personaliteteve të futbollit, si Hysni Maxhuni, Esat Mehmeti, Refik Hydaverti, Ekrem Shaqiri, Fetah Veliu dhe Xhevdet Kastrati.
Si gjithmonë tema kryesore e takimit futbolli dhe evokim të eksperiencave personale nga secili, me përjetimet e mira në futboll”, ka shkruar Kosumi në profilin e tij në facebook.