aak sot con ne kushtetuese vendimet e marra gjate seances konstituive 682189b891838

AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive

May 12, 2025
1 minut lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojë sot në orën 11:00, kërkesën për vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit të Kosovës që refuzoi formimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Kërkesa, sipas kësaj partie, përfshin edhe vendimet e tjera të ngjashme të marra në vazhdimet e seancës konsitutive gjatë prillit dhe majit.

”Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se, dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

numerohen 1083 kuti votimi ja rezultati 6821801c6a7b4
Story i mëparshëm

Numërohen 1083 kuti votimi, ja rezultati

drite jeshile per gjykaten per agresionin rus 682190df57fe6
Story i radhës

Dritë jeshile për gjykatën për agresionin rus

Të fundit nga

ShkoLartë