Pas Deçanit, AAK ka mbajtur tubimin përmbyllës për zgjedhjet e së dielës edhe në Junik. Kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, ka thënë se më 12 tetor do të fillojë një epokë e re për Junikun.
Në tubimin përmbyllës në Junik, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se kandidati i tyre për kryetar do të punojë me përkushtim për të mirën dhe të ardhmen e banorëve të kësaj komune.
“E kemi në plan me punu dhe fjalët e kandidatit janë të zemrës. Po të lutem puno, ndero veten e Junikun. Këta njerëz e meritojnë. Nuk ka ma mirë se me ndihmu Junikun. Me 12 tetor po fillon epokë e re e punës, e një pune më të madhe. Kohë e re e një pune që do të mobilizojë krejt Junikasit. Po kërkojmë votë me fitu Juniku. Mobilizohuni këto ditë,” ka thënë Haradinaj.
Kandidati për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, tha se plani i tij mbështetet në katër shtylla.
“5 projekte kryesore: sheshi Edmond Hoxha, pastaj edhe rrugët tjera; projekt i dytë ndërtimin e kompleksit, po ashtu kompleks i rinisë në qendër rinore, do ta ndryshojmë planin për zhvillimin komunal, një prej projekteve përkrahje për bizneset e vogla e të mesme, e në veçanti gruan dhe të rinjtë,” ka thënë Kuçi.
Drejtuesit e AAK-së, duke folur për kandidatët për asamble komunale, thanë se kanë një listë me profesionistë të dëshmuar në fusha të ndryshme.
Burimi: botasot.info


