​AAK mbledh udhëheqësit e degëve të rajonit të Prishtinës

March 1, 2024
1 minut lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur takim me strukturat e saj në degët e rajonit të Prishtinës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të AAK-së.

“Strukturat drejtuese të AAK-së në rajonin e Prishtinës, ku morën pjesë degët nga; Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, sot kanë diskutuar aspektet e organizimit të brendshëm të Aleancës, kjo në kontekstin e zhvillimeve politike në vend. Vërehet një mobilizim i shtuar i strukturave të Aleancës me qëllim të përballjes me sfidat shumë të mëdha me të cilat aktualisht po përballen komunat respektive si pasojë e qeverisjes së dobët në vend”, thuhet në njoftim.

AAK thotë se bashkimi i strukturave partiake në një front opozitar po i jep frytet e veta.

“Bashkimi i shumë oponentëve dhe strukturave partiake në një front të përbashkët opozitar po i jep frytet e veta”, shprehet AAK.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Ferizaj, 5.300 gjoba në komunikacion gjatë muajit shkurt

Story i radhës

Mosrespektimi i ligjit për përmbarues. Zyberi: Përmbaruesit nuk respektojnë afatet për vjetërsim të lëndëve

Të fundit nga

Rrugët në Strugë pa ndriçim publik

1 Strugë, 7 qershor – Pronarët e objekteve hotelierike dhe dyqaneve përgjatë shëtitores së Drinit të Zi në Strugë, me paratë e tyre, secili me nga 100 euro, i zëvendësojnë llambat jofunksionale.
sqmken
ShkoLartë