​AAK kërkon të monitorohet në tërësi marrëveshja e energjisë

min lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) kërkon që marrëveshja energjetike e arritur dje në Bruksel të monitorohet në tërësi në mënyrë që të ketë efektet e saj në zbatim.

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri duke iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti tha se “si ka mundësi që deputetët e VV-së nuk e votuan rezolutën për siguri, përderisa AAK mbështetë marrëveshjen me Serbinë”.

Madje, deputeti Tahiri ia dorëzoi rezolutën kryeministrit Kurti në tavolinë.

Tahiri: Kërkesa e jonë është që marrëveshja të monitorohet

“Kërkesa e jonë është që kjo marrëveshje të monitorohet saktë dhe në thelb në mënyrë që efektet të jenë në terren. Ajo që dua t’i them sot kryeministrit të Kosovës, është që ne para 1 ore prezantuam një projekt rezolutë për sigurinë në vend, të cilën kryeministër mund të kesh, sepse nuk besoj që e ke parë. Besoj që do ta lexosh dhe do të kesh një përgjigje se si është mundshme që grupi juaj parlamentar të mos reflektoj për një rezolutë të tillë. Dhe ne të mbështesim ty, qeverinë tuaj, përkundër faktit që ju më 10 shtator të vitit 2015 kësaj marrëveshje i keni thënë legalizim i Serbisë në Kosovë. Dhe nuk jeni në gjendje me parë pak përtej kur është agjenda kombëtare në fushën e sigurisë. Si është e mundur që kjo të ndodhë? Megjithatë veprimet që kanë ndodhur përgjatë këtij rrugëtimi 1 vjeçar të qeverisë tuaj, reflekton një kurs të ndryshimit të qëndrimeve tuaja politike për gjatë kohës që jeni në qeveri, mirëpo, edhe përgjatë asaj që keni krijuar kauza në të qenit në politikë dhe në të bërit opozitë”, theksoi Tahiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putini merr pjesë në përvjetorin e pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik

Story i radhës

Kovaçevski: Nëse nuk ka progres, do të ketë problem serioz

Të fundit nga