A u tërhoq Lloga nga ideja që të hiqet 20%-shi për shqiptarët kur të bëhen ndryshimet kushtetuese?

Në takimin me homologen e tij nga Austria, ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga nuk iu lejua që para mediave të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve, ndonëse për këtë kishte interes të madh, sidomos pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Kovaçevski, të ministrit të jashtëm Osmani dhe zv/kryeministri për çështje europiane Mariçiq se nuk pajtohen me idenë për një paket ndryshimesh kushtetuese.

 “Vetëm ta përshëndesim dhe do të kthehem… -Aha ju do të mbeteni për pyetjet! Do të ju presim. 2 minuta do të ju marrim. Vetëm një pyetje kemi…”

Nga kabineti i ministrit Lloga thanë delegacioni austriak ka kërkuar që në konferencë të mos ketë pyetje. Pasi përcolli homologen Alma Zodiq, u kthye që të përgjigjet për gazetarët, por vetëm larg kamerave. Sipas Llogës nuk bëhet fjalë për asnjë lloj mos pajtueshmëri mes kryeministrin dhe kolegët e tjerë të kabinetit qeveritar, por shpjegoi se ideja e tij ka dal nga takimet që ka pasur me profesorë dhe ekspertë të ndryshëm, që nëse hapet Kushtetuta, gjë që nuk ndodh shpesh, do të ishte mirë që të plotësohen dhe të rregullohen të gjitha zbrazëtirat që janë hasur prej vitesh në Kushtetutë.

“Prioritet mbi prioritet është preambula, që të përfshihen të gjitha bashkësitë më të vogla, ndërsa nëse hapet Kushtetuta si propozim ide e imja ishte që të gjitha këto zbrazëtira në Kushtetutë të mundet në mënyrë adekuate të marrin zgjidhje. Për të gjitha këto çështje na duhet konsensus, unë mbetëm në këtë qëndrim dhe u bëj thirrje edhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së për çfarëdolloj pyetje që kanë lidhur me Kushtetutën dhe çështje tjera, dera jonë është e hapur”, tha Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.

Deri të hënën nga ana e ministrisë së Drejtësisë do të formohet grup pune i përbërë nga ekspertë që duhet të fillojnë t’i hartojnë përmbajtjen e amendamentit ose amendamenteve. Vendi ka afat deri në nëntor të bëjë ndryshimet kushtetuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski është i bindur se nuk do të ketë vonesa sepse, sipas tij, vendi ka kapacitet europian për ndryshimet e nevojshme.

 “Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. Me formimin e grupit të ekspertëve dhe me punën e tyre, praktikisht do të fillojë procesi që më pas do të hyjë, normalisht, edhe në procedurat që janë paraparë me ligj. Unë mendoj se shteti ynë ka kapacitet, para se gjithash demokratik, edhe kapacitet europian dhe vizion”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Por si do të arrihet në 81 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Presidenti Stevo Pendarovski tha se e vetmja mënyrë është komunikimi me opozitën në mënyrë që vendi të ecë përpara.

 “Rruga e vetme që të vijmë deri te 2/3 e votave është të bisedojmë me njerëz nga opozita, deputetë, politikanë nga radhët e opozitës. Nuk do të doja të shoh asnjë lloj qasje tjetër në sigurimin e 2/3 të votave dhe ju siguroj se nëse hyjmë më qëllim të sinqertë që të kuptohemi, ju siguroj se argumentet janë në anën tonë, në anën e atyre të cilët besojnë se vet përmbajtja e atij amendamenti kushtetues ose futjen e bullgarëve në Kushtetutë është beninjë”, pohoi Stevo Pendarovski, president.

Nëse nuk arrin të bëjë ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë, atëherë vendi do të bllokohet nga BE dhe do të ndalet rruga drejt anëtarësimit në familjen europiane.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Bastoni do vetëm Interin

Story i radhës

Pakistan, gjykata sërish jep vendim për arrestimin e ish-kryeministrit Khan

Të fundit nga