A u pajtuan Novomatik dhe VLEN? Akuzuan për “vjedhje” të 10 milionë eurove, ndërsa tani heshtin

October 4, 2024
min lexim

A arritën paqe koalicioni VLEN dhe Novomatik pas akuzave për vjedhjen e 10 milionë eurove përmes prokurimit publik të terminaleve të videolotarisë? Para më shumë se një muaji, në konferencën për media para PTHP-së, koalicioni kërkoi formimin e lëndës në bazë të informacioneve që qarkullojnë në opinion për këtë furnizim. Megjithatë tani thonë se nuk kanë vepruar vetëm në bazë të informacioneve që qarkullojnë në opinion, po kanë parashtruar edhe dokumentacion të plotë, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Është e paqartë çfarë përgjigje presin për shkak se paraprakisht thanë se nuk është parashtruar kallëzim penal.

TV21: A keni informacione se Prokuroria publike punon në këtë rast, apo po hiqni dorë nga ky rast?
“Ne nuk heqim dorë. Por nuk kemi asnjë përgjigje nga Prokuroria publike. Ne atë që e kemi, e kemi dorëzuar në Prokurorinë publike, ende presim, nuk kemi përgjigje”, tha Saranda Imeri.

Kërkuam përgjigje nga Prokuroria. Pyetëm a është formuar lëndë pas konferencës për media të VLEN rreth lëndëve që për momentin po udhëhiqen për punën e Lotarisë shtetërore dhe nëse kompania “Hej” është e përfshirë në hetim.

“Prokurorët publik po udhëheqin disa procese në lidhje me Lotarinë shtetërore. Pas të gjithë kallëzimeve dhe njoftimeve të parashtruara po veprohet dhe po ndërmerren veprime. Prokuroria nuk ka mundësi që të ndajë detaje në çfarë drejtimi po kryhet kontrollet dhe cilat subjekte janë përfshirë”, deklaroi Prokuroria Publike për TV21.

Kërkuam përgjigje konkrete për akuzat e VLEN-it përmes e-mail-it por tashmë tre ditë nga koalicioni dhe partnerët e saj nuk kemi përgjigje.

Koalicioni para një muaji kërkoi nga Prokuroria të hetojë pse, nëse çmimi i tregut për një terminal të lotarisë është 3 800 euro, të njëjtët janë blerë për 10 mijë euro. Ata gjithashtu pyesin nëse është e lejueshme që të zbatohet prokurim publik, për shkak se kompania HTL është pjesë e grupacionit austriak Novomatik, ndërsa NOVO VLT, video lotaria e re shtetërore i ka dhënë tender prej 3,7 milionë eurove partnerit të huaj të Lotarisë shtetërore.

Tenderin e ka fituar HTL Maqedoni, e cila është bashkëpronar i NOVO VLT. Kjo kompani ka qenë ofruesi i vetëm i tenderit, që do të thotë se NOVO VLT ia ka dhënë tenderin prej 19 milionë eurove bashkëpronarit të saj – partnerit të huaj të Lotarisë shtetërore.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas aksidentit lajmërohet bashkëshorti i Genta Ismajlit

Story i radhës

Aktiviteti i Policisë në Shtime për strehimin e një familje skamnore

Të fundit nga

ShkoLartë