A shtohet oreksi kur ftohet koha? Nutricionistja e njohur i jep fund dilemës

October 28, 2022
1 minut lexim

Kur temperaturat ulen rritet edhe uria. Nutricionistja Renata Bracale shpjegon se cilat janë arsyet shkencore dhe si duhet të sillemi në tavolinë për tu kujdesur të mos e tejkalojmë masën.

Ne duhet të përmirësojmë njohuritë tona të biologjisë për të kuptuar pse jemi më të uritur kur vjen dimri. Gjithçka ka të bëjë me mitokondritë.

“Rritja e urisë me ardhjen e dimrit është absolutisht normale – shpjegon Renata Bracale, pedagoge në Universitetin e Molise,

– ​​Mitokondritë, të cilat janë mushkëritë e qelizave tona dhe që prodhojnë nxehtësi, duhet të djegin më shumë kalori për të ruajtur temperaturën e trupit. Pra përdoren më shumë yndyra, të cilat zakonisht përdoren si rezervë.” Le të mendojmë për një moment për kafshët që bien në letargji. “Ata kanë zhvilluar shumë ind dhjamor, i cili luan rolin e ruajtjes së energjisë, duke qenë shumë i pasur me mitokondri”.

Stresi gjithashtu rrit urinë

Ekziston dhe stresi i dimrit pasi është në këtë priudhë ne punojmë shumë dhe pushimet verore janë shumë larg.

“Ndër faktorët që ndikojnë në aktivizimin e sistemit katekolaminergjik (dmth në prodhimin e adrenalinës dhe noradrenalinës) janë stresi, stërvitja, ndryshimet në dietë dhe temperaturat e ulëta. Kur aktivizohet sistemi katekolaminergjik (për arsyet që pamë më sipër, pra edhe stresi), ndodh çlirimi i adrenalinës e cila dërgon sinjalin në mitokondri për të përdorur depozitat e yndyrës për të prodhuar më shumë nxehtësi.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedi në ShBA, policia gjen tetë persona të vdekur në një shtëpi të djegur, dyshohet për vrasje

Story i radhës

Fitimet e Apple rriten pavarësisht paqartësisë ekonomike

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë