A po tërhiqet Rusia? Çfarë duhet të presim nga negociatat në Bjellorusi

February 28, 2022
min lexim

Salla është bërë gati për një takim midis Rusisë dhe Ukrainës pak më vonë në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.

A është ky një përparim diplomatik apo një shfaqje politike periferike ndërkohë që Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainë?

Fillimisht le të jemi të qartë se çfarë nuk është: Takimi nuk është një samit midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Në vend të kësaj, është një takim ndërmjet delegacioneve nga të dyja palët. Zyra e Zelensky-t tha se presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko e telefonoi Presidentin ukrainas të dielën dhe i ofroi garanci sigurie, duke thënë se Lukashenko “kishte marrë përgjegjësinë për t’u siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në  tokë gjatë udhëtimit, takimit dhe largimit të delegacionit ukrainas”

Por a mund të pranojë Ukraina ndonjë garanci nga Lukashenko? Ky është i njëjti lider, autoritetet e të cilit detyruan të ulej një avion i Ryanair që po fluturonte mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë vitin e kaluar, duke pretenduar për një “alarm sigurie” ndërkohë që arrestuan një disident të ri bjellorus, duke shkaktuar protesta ndërkombëtare.

Takimi i planifikuar sot pason një mori deklaratash nga Kremlini, i cili pretendoi më parë se pala ukrainase kishte kundërshtuar propozimin e Rusisë për t’u takuar në Bjellorusi me një propozim për t’u takuar në Varshavë dhe më pas kishte mbyllur kontaktet. Zyra e Zelensky mohoi pretendimet se ata refuzuan të negocionin.

Çfarë duhet të presim nga bisedimet?

Vetë Zelensky that ë dielën se kishte pritshmëri të ulëta për takimin dhe është normale të hamendësohet se takimi në kufi do të japë pak. Por ai i ofron Putinit të paktën një hapësirë ​​të mundshme për një dalje nga lufta në Ukrainë, nëse trupat e tij vazhdojnë të hasin pengesa në fushën e betejës kundër forcave ukrainase.

Ofensiva e Putinit është ende në ditët e para dhe Rusia mund të përdorë më shumë fuqi luftarake ndaj Ukrainës. Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-Kremlinit i rajonit rus të Çeçenisë, i bëri thirrje ushtrisë ruse të dielën që të zgjerojë ofensivën e saj në Ukrainë.

“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov në një deklaratë në llogarinë e tij Telegram.

“Unë vetë kam zhvilluar vazhdimisht taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Sipas mendimit tim, taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat shumë sipas mendimit tim, nuk është efektive.”

Kjo është një deklaratë e frikshme nga një njeri që drejton Çeçeninë si çifligun e tij personal dhe është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në republikën e tij dhe më gjerë.

Ishte gjithashtu një deklaratë veçanërisht rrëqethëse për ta dëgjuar më 27 shkurt, përvjetorin e shtatë të vrasjes së politikanit të opozitës rus Boris Nemtsov në 2015.

Njerëzit u mblodhën të dielën për të vendosur lule në urën në qendër të Moskës ku u qëllua Nemtsov, vetëm pak metra nga Kremlini.

Përkujtimet e vdekjes së Nemtsov janë një ngjarje vjetore në kryeqytetin rus, por kremtimi i këtij viti ishte një demonstrim i qetë kundër luftës: Shumë njerëz sollën lule blu dhe të verdha, ngjyrën e flamurit ukrainas dhe lanë shënime duke thënë: “Jo luftës “, dhe “Mos qëllo”

Nemtsov ishte një kritik i zëshëm për mënyrën se si Putin e menaxhoi krizën e Ukrainës në dhe kur e vranë thuhet se ai po hetonte përfshirjen e forcave ruse në betejat kryesore në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, në një kohë kur Kremlini ishte ende duke mohuar se dërgoi trupat e saj atje.

Tani prania e tyre është e hapur, së bashku me një luftë më të gjerë që ka përfshirë Ukrainën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhaka drejt largimit, Arsenali gjen zëvendësuesin

Story i radhës

Vëllai i Jusuf Buxhovit largohet nga Kievi

Të fundit nga

ShkoLartë