A po mbaron lufta në Ukrainë? Eksperti zbulon dy skenarët dhe jep alarmin: Të përgatitet Perëndimi!

November 2, 2022
1 minut lexim

Lufta në Ukrainë është një konflikt i vazhdueshëm që mund të “shpërthejë dhe të shuhet për një brez”, tha profesori Michael Clarke, ish-drejtor i përgjithshëm në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Duke folur për atë që mund të ndodhë në vazhdim në luftë, analisti i mbrojtjes i tha Sky News: “Është e pamundur të imagjinohet që kjo luftë të vazhdojë me këtë intensitet pafundësisht. Ajo do të shkojë lart e poshtë.”

“Mendimi im është se sigurisht që do të vazhdojë vitin e ardhshëm”, tha ai, përcjell Bota sot.

“Supozimi im i dytë është se do të ketë një armëpushim të paqëndrueshëm, i cili ndoshta do të favorizojë Ukrainën më shumë nga sa mendonim disa muaj më parë.”

Clarke vazhdoi duke thënë se lufta do të ishte një konflikt “i ndezur dhe i fikur” dhe Perëndimi duhej të përgatitej për këtë.

“Ky është një konflikt i vazhdueshëm që mund të ndizet dhe të shuhet për një brez”, shtoi ai./Botasot

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia merr vendimin ekstrem ndaj Fondacionit më të madh të informacionit

Story i radhës

​Moti sot, diell dhe vranësira

Të fundit nga

ShkoLartë