a po krijon tensione te reja bashkepunimi ushtarak mes beogradit dhe budapestit karshillek marreveshjes mes tiranes prishtines dhe zagrebit 67edbbda198ee

A po krijon tensione të reja bashkëpunimi ushtarak mes Beogradit dhe Budapestit? Karshillëk marrëveshjes mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit?

April 3, 2025
min lexim

Budapest/Beograd, 2 prill – Hungaria, shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s do të forcojë bashkëpunimin ushtarak me vendin fqinj, Serbinë. Për këtë qëllim ministrat e mbrojtjes të të vendeve nënshkruan në Beograd në prani të presidentit serb Aleksandar Vuçiq një marrëveshje, që ndër të tjera parashikon më shumë stërvitje të përbashkëta ushtarake. Të dy vendet duan “të përshpejtojnë dhe të avancojnë më tej afrimin e të gjitha pozicioneve tona në fushën e mbrojtjes”, shkruan Vuçiq në Instagram.

Sipas tij ne po shkojmë drejt një aleance ushtarake ose një unioni ushtarak, tha Vuçiq, sipas të dhënave të portalit serb të afërt me qeverinë “Politika.rs”. Hungaria është vendi i rajonit me të cilin Serbia bashkëpunon më intensivisht në fushën ushtarake shtoi presidenti serb. Për Hungarinë Serbia është partneri më i rëndësishëm bilateral ushtarak, që nuk është as anëtar nëNATO dhe as në BE, tha ministri hungarez i Mbrojtjes Kristof Szalay-Bobrovniczky.

Shumë më tepër stërvitje të përbashkëta

Edhe mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2023 të dy vendet deri më sot kanë kryer 48 aktivitete të përbashkëta. Sivjet numri i tyre do të arrijë në 79, thuhet në marrëveshje, Si shembull ministri hungarez përmendi kualifikimin e marinës, stërvitjen luftarake shumëkombëshe në kohë paqeje për rezervistët vullnetarë dhe kualifikimin për qitjen me armë. Gjithashtu jnë parashikuar programe të përbashkëta për sigurimin e armatimeve, mësohet më tej. Në media njoftohej më parë, se Hungaria do të shesë në Serbi mallra ushtarake nga arsenali i vet i vjetëruar.

Tensione të reja në rajon

Vëzhguesit në rajon e shohin me shqetësim bashkëpunimin mes Serbisë dhe Hungarisë. Vuçiq dhe kryeministri i Hungarisë Orban ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Kritikët i akuzojnë të dy për stilin autoritar në qeverisje. Para pak kohësh dy vendet e NATO-s, Kroacia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Kosovën. Beogradi i akuzoi këto dy vende, se me këtë marrëveshje po rrezikojnë stabilitetin rajonal. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ende vazhdojnë, sepse Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por edhe ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë anëtare e BE-së ka herë pas here tensione.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trump shpall tarifat e reja maqedonise 33 kosoves dhe shqiperise 10 per qind serbise 37 per qind 67edbbd7ebbb4
Story i mëparshëm

Trump shpall tarifat e reja: Maqedonisë 33%, Kosovës dhe Shqipërisë 10 për qind, Serbisë 37 për qind

kush i mori dosjet e spak gazetarja hakerimi vinte nga nje zyre ne kullat kryesore te tiranes 67edc135f1149
Story i radhës

Kush i “mori” dosjet e SPAK? Gazetarja: Hakerimi vinte nga një zyrë në kullat kryesore të Tiranës

Të fundit nga

Marrëdhëniet, një ngrehinë e gjallë!

Marrëdhëniet janë një ngrehinë e gjallë, të cilën ne e ndërtojmë ditë pas dite, zgjedhje me zgjedhje, veprim pas veprimi. Kur qëndrojmë me vetëdije pranë njerëzve tanë, kur u tregojmë atyre në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë