A po ka efekt fushata “Festo me zemër, jo me armë”

min lexim

Armët pa leje vazhdojnë të jenë në duart e qytetarëve

Në rrjete sociale postoi video duke shtënë me armë zjarri.

Por pas kësaj u arrestua dhe me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast që lidhet me shkrepjet e armës, përfundoi në mbajtje për 48h në Klinë.

Tek i dyshuari u konfiskua një pushkë gjysmë automatike dhe 89 fishekë.

Armëmbajtje pa leje u gjetën edhe tek një person në Rahovec dhe një në Vushtrri.

Këto janë rastet e 24 orëve të fundit, e që përkojnë me kohën kur po mbahet fushata “Festo me zemër, jo me armë”.

Megjithatë, për çdo vit llogaritet të ketë zvogëlim të përdorimit të armëve për qëllime të tilla.

“Krahasuar me vitet e kaluara, përdorimi i armëve është minimizuar dhe secili nga ne që nisemi prej vendit ku jetojmë, e dijmë se përdorimi i armëve të zjarrit nëpër ahengje është minimalisht.

Mirëpo, asnjëherë nuk do duhej të jemi të kënaqur derisa të mos përdoren, të mos jetë si adet përdorimi i armës së zjarrit në ahengje”, ka thwnw njohsi i sigurisë Avni Islami.

Organet e hetuesisë, kanë zhvilluaraksione që në fokus kishin armët pa leje.

Në tri lokacione në Lipjan, Policia bashkë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sekuestruan armë dhe arrestuan dy persona.

“Janë gjetur e sekuestruar: 1 AK-47 me 10 fishekë; Karikatorë; 1 Pushkë e gjatë gjysmë-automatike; 1 Pistoletë -Zoraki (me gaz); 1 Pushkë e gjatë automatike. Personat me inicialet B.B. dhe Rr.B., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

E për çdo vit, Policia llogaritet të konfiskojë përafërsisht 1 mijë e 500 armë pa leje, që i përkasin llojeve të ndryshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Babai plagos me çifte djalin në Pogradec

Story i radhës

Reagon fuqishëm Messi pas ngjarjes së çuditshme

Të fundit nga