A po i del Putinit situata nga dora? Nis lufta për pushtet brenda Kremlinit

January 13, 2023
1 minut lexim

Lufta për qytetin e minierës së kripës Soledar dhe qytetin e afërt të Bakhmut ka nxjerrë në pah përçarjet në Kremlin, mes udhëheqjes së ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe Yevgeny Prigozhin, drejtorit të Grupit Wagner.

Shkundja e ushtrisë nga Putini këtë javë u pa si një përpjekje për të treguar se ministria e mbrojtjes ka ende mbështetjen e tij e ndërsa konflikti i trazuar i afrohet 11 muajve.

Të mërkurën Prigozhin nxitoi të deklaronte se forcat e tij mercenare kishin kapur Soledar-in, duke argumentuar se lufta u fitua ekskluzivisht nga grupi Wagner.

Ndërkohë nga ana tjetër ministria e Mbrojtjes e ka kundërshtuar këtë argument, duke u shprehur se veprimet e trupave ajrore dhe forcave të tjera në betejë kishin meritë për marrjen e qytetit të premten, pavarësisht se Ukraina nuk e ka konfirmuar rënien e Soledar-it.

61-vjeçari Prigozhin, i cili njihej si ‘kuzhinieri i Putinit’ për shkak të kontratave fitimprurëse të hotelierisë, ka zgjeruar asetet e tij me anë të grupit Wagner, duke marrë në kontroll miniera dhe burime të tjera natyrore në vendet ku ka luftuar.

Ai ka kritikuar ashpër ushtrinë për gabimet në Ukrainë, duke thënë se Wagner ishte më efikas se trupat e rregullta.

Ai ka gjetur një aleat të fuqishëm te lideri i Çeçenisë Ramzan Kadyrov, i cili ka dislokuar trupa elitare nga rajoni i tij jugor rus për të luftuar në Ukrainë dhe gjithashtu ka sulmuar udhëheqjen ushtarake dhe Kremlinin se janë tepër të butë dhe të pavendosur.

Ndërsa të dy kanë premtuar besnikëri ndaj Putinit, sulmet e tyre publike ndaj gjeneralëve të tij të lartë sfiduan hapur monopolin e Kremlinit ndaj kritikave të tilla, diçka që sistemi politik i kontrolluar fort i Rusisë nuk e kishte parë më parë.

Prej kohësh flitet se Putini mund të lërë pushtetin për shkak të shëndetit, që nga ai moment ka nisur beteja për të gjetur pasuesin e presidentit rus me Kremlinin që po zien nga brenda për shkak të luftës për pushtet. Pavarësisht se pretendentët janë të shumtë, ende nuk është e qartë se kush mund të jetë zëvendësuesi i Putinit.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsyet pse gratë e forta lëndohen më shumë

Story i radhës

Krasniqi viziton Kryetarin e Ferizajit Agim Aliu

Të fundit nga

PDK nesër mban konferencë për media

Nesër, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Se pse do të mbahet kjo konferencë, kjo parti nuk dha ndonjë arsye. Megjithëse, ora dhe vendi dihen. Pra konferenca mbahet
ShkoLartë