a po fshihet e verteta nora malaj zbulon cfare di per raportin mes mozes dhe zhakut 6a1b40e0ba66a

A po fshihet e vërteta? Nora Malaj zbulon çfarë di për raportin mes Mozës dhe Zhakut

May 30, 2026
min lexim

Nora Malaj ka folur për eksperiencën e Moza Ahmeti në “Ferma VIP”, duke treguar se ka qenë një nga personat që e ka mbështetur për të hyrë në format.

“Kur më tha që do hyjë te Ferma, erdhi dhe më pyeti: ‘Nora, si thua të hyj te Ferma?’ I thashë: ‘Hyr’. Më tha: ‘Vjen dhe ti me mua?’ Më pas më tha se duhej të fliste në universitet. I thashë të mos mërzitej, sepse do ta mbështesnin. Unë dhe Arjan Curri dolëm vullnetarë dhe i dhamë bekimin për të hyrë”, rrëfeu Malaj.

Sipas saj, Moza përfaqëson një brez që ka kaluar sfida të shumta dhe ka qenë gjithmonë përpara kohës së vet. “Moza përfaqëson brezin tim të viteve ’60. Ka provuar sfidat e viteve para dhe pas ’90-ës. Ka qenë avangardë kur të tjerët nuk guxonin. Ka thyer tabu në atë kohë. Ka një shpirt të lirë që i pranon të gjithë. Moza thotë gjëra që të tjerët kanë frikë t’i thonë”, u shpreh ajo.

Malaj theksoi se në fermë, Moza po shfaqet në një dimension më njerëzor. “Moza shfaqet në dimensionin njerëzor, në dimensionin e asaj që i ka munguar dhe dëshirës për të sfiduar kohën. Është midis rolit dhe realitetit. Por kjo kërkon shumë kujdes, sepse nëse kalohet masa, efekti mund të jetë i kundërt”, tha ajo.

Duke komentuar kritikat se Moza herë pas here ka shfaqur sjellje dominuese, Malaj u përgjigj: “Moza nuk ka shkuar aty për të bërë leksione komunikimi. Kur të tjerët e kalojnë masën, ose hesht, ose ua kthen me të njëjtën gjuhë. Këta njerëz janë prej mishi dhe gjaku. Aty shihen në të gjitha dimensionet. Ajo e kupton edhe kur gabon”.

E pyetur për raportin mes Mozës dhe Zhaku dhe nëse Moza ka qenë e sinqertë kur tha se nuk njiheshin nga jashtë, Malaj u shpreh: “Këtë nuk di ta them. Ajo mund ta ketë në konceptin që nuk e ka mike. Nëse themi që e kemi të njohur është ndryshe. Mik është fjalë e madhe. Nëse Moza e ka thënë në kontekstin e miqësisë, nuk gënjen. Në kontekstin e njohjes, mund të ketë gënyer ”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

autoritetet shendetesore izolojne nje rast te dyshuar me ebola i infektuari kishte vizituar se fundmi kongon ku dyshohet se 6a1b4015bc235
Lajmi i mëparshëm

Autoritetet shëndetësore izolojnë një rast të dyshuar me Ebola, i infektuari kishte vizituar së fundmi Kongon ku dyshohet se…

ali ahmeti nga cashka me te konsoliduar se kurre vazhdojme te bashkuar ne sherbim te qytetareve 6a1b45045bd6c
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti nga Çashka: Më të konsoliduar se kurrë, vazhdojmë të bashkuar në shërbim të qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë