A po dërgon EmRata një mesazh të koduar pas ndarjes përmes veshjes së saj?

Emily Ratajkowski duket se po jep një mesazh të koduar përmes veshjes së saj.

Modelja po planifikon të divorcohet nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard mes thashethemeve për tradhtinë e tij, siç zbuloi ‘Page Six’ javën e kaluar.

“Ai mashtroi,” tha një burim për bashkëshortin e Ratajkowski-t prej katër vitesh. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen.” Dhe të martën, supermodelja u fotografua në qytetin e New Yorkut me djalin 1-vjeçar Sylvester, e veshur me një kapele që foli në vend të saj.

Së bashku me bluzën e saj të thjeshtë të zezë dhe fundin e shkurtër, aktorja e “Gone Girl” kishte veshur një kapele turistike Nick Fouquet Paris (175 dollarëshe) të qëndisur me një mesazh të mprehtë në frëngjisht: “C’est n’importe quoi!“, që përkthehet në “Është pakuptim”, ose “Është budallallëk”. Ndoshta ajo ka dashur të thotë se nuk është tradhtuar? Ose ndoshta ka dashur të përkufizojë kështu tradhtinë e Bear-McClard?

Sylvester i vogël mbante një kapele blu dhe të verdhë, por nuk ka të ngjarë që veshja e tij të kishte për qëllim të dërgonte një mesazh.

Ratajkowski, 31 vjeç dhe Bear-McClard, 41 vjeç, u martuan në shkurt 2018 pas vetëm disa javësh lidhje. Vetëm në korrik të atij viti ajo zbuloi unazën e saj të fejesës – një stil unik me dy gurë. Në fillim të këtij muaji, modelja ndezi thashethemet rreth ndarjes duke u fotografuar pa unazën e saj të martesës, megjithëse McClard është parë së fundmi duke e mbajtur në dorë të tijën.

Image

Emily Ratajkowski 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sanchez pranë Milan, komenti i dyshimtë i Maignan

Story i radhës

Gazetarja e re amerikane përdhunohet në hotel nga guida turistike dhe bashkëpunëtori që bënë video për shantazh

Të fundit nga