A po bëhet presion ndaj Kosovës për dialogun me Serbinë?

min lexim

Në Kosovën brenda pak muajve ishin për vizitë disa herë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe ShBA-së.

Një vizitë e tillë ndodhi edhe gjatë së premtes ku ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron, patën një takim mbi dy orësh me kryeministrin Albin Kurti.

Se çka u bisedua aty, shumë detaje nuk u dhanë as nga Qeveria e Kosovës.

E pse po ndodhin këto vizita me këtë intensitet,  ka një përgjigjje Alma Lama, ish-ambasadore e Kosovës në Itali.

Lama shton se për dallim nga Kosova shteti serb është ai që vazhdimisht vendos pengesa, në zgjidhjen e këtij problemi.

Marrëveshje finale afër nuk sheh njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Ndërkaq, opozita ka një version tjetër.

Frashër Krasniqi nga Partia Social Demokrate thotë se ndaj Kosovës po bëhet presion, derisa vlerëson se pala kosovare nuk ka një projekt të qartë për dialogun.

Pas kësaj vizite, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, deklaroi se me kryeministrin Kurti biseduan për të rritur dinamikën e dialogut mes Kosovës e Serbisë, derisa këshilltarët nga shteti gjerman e ai francez, nuk dhanë shpjegime./express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Flavio Buzhala shkëlqen në disiplinën e disk-ut

Story i radhës

Dy aksidente brenda pak minutash në Lezhë. 3 të plagosur, 2 janë rëndë

Të fundit nga