a parashikohen termetet sizmologu ormeni vetem brejtesit e ndjejne disa sekonda para renies shqiperia srrezikohet nga 63e2936150cc3

A parashikohen tërmetet? Sizmologu Ormeni: Vetëm brejtësit e ndjejnë disa sekonda para rënies. Shqipëria s`rrezikohet nga…!

February 7, 2023
1 minut lexim

Tërmeti i Turqisë dhe Sirisë konsiderohet më shkatërrimtari i 100 viteve të fundit. Tragjedia në përmasa apokaliptike ndodhi për shkak të skenarit më të keq të aktivitetit sizmik, dy tërmete të mëdhenj të ndarë në kohë dhe distancë nga njëri-tjetri.

Të gjithë pyesim se a do të mund ta përballonte Shqipëria një tërmet të këtyre përmasave?

Sizmologu Rrapo Ormeni ka një përgjigje qetësuese dhe sqaron se vendi ynë nuk bën pjesë në shtetet me rrezik shumë të lartë nga tërmetet.

Edhe pse Mesdheu është një nga brezat më aktivë në botë, Shqipëria ka aktivitete më të ulët sizmik se Turqia, Italia dhe Greqia. Sipas të dhënave të deritanishme në Shqipëri tërmetet nuk e kanë kaluar magnitudën 7.

Sizmologu Ormeni deklaron se tërmeti i Turqisë nuk ndikon në aktivitetin sizmik të vendit tonë, ndërsa shuan çdo hamendësim në lidhje me parashikimin e tyre.

Të vetmit që mund t’i ndiejnë tërmetet pak para rënies, janë kafshët dhe brejtësit. Për shkak të ndjeshmërisë ndaj valëve elektromanjetike ata reagojnë menjëherë pak sekonda para goditjes sizmike, kohë e pamjaftueshme për reagimin dhe largimin e njerëzve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

marku balaj na motivon 63e2914388879
Story i mëparshëm

Marku: Balaj na motivon

zedhenesi i be se flet rreth dialogut kosove serbi ja cfare thote per daten e takimit kurti vuciq 63e2950272505
Story i radhës

Zëdhënësi i BE-së flet rreth dialogut Kosovë- Serbi, ja çfarë thotë për datën e takimit Kurti- Vuçiq

Të fundit nga

ShkoLartë