“A ngel pa të dashur një femër si puna ime?!”- Trejsi Sejdini zbulon kriterin që ka për partnerin

November 13, 2022
1 minut lexim

Ish-Missi Trejsi Sejdini ka rrëfyer se ajo “nuk ngel kurrë pa lekë dhe pa të dashur”.

Gjatë një interviste në “Më lër të flas”, ku iu referua një deklarate se kishte ngelur “pa lekë e pa partner” në SHBA, modelja seksi sqaroi duke thënë se “një femër si puna ime nuk ngel pa të dashur”.

Ajo tregoi se gjatë karantinës ishte në Amerikë dhe ndau dhomën me një gjerman, për shkak të qirasë së lartë.

Pyetjes nëse ai ishte i dashuri i saj, Trejsi Sejdini iu përgjigj me doza humori se “jo, për mua paguan i dashuri, jo unë”.

Trejsi Sejdini: “Mirë pa lekë por ta pret mendja ty, se pa lekë ngelin të gjithë, unë jo, por pa të dashur ngel një femër si puna ime. Si thoni, a mendoni? Mirë pa lekë, por pa të dashur? 

Kam pasur vizë turistike, tani do marr letrat për vizë pune. Kur shkova mora një apartament, e ndava me dikë tjetër.

Me të dashurin?

Trejsi Sejdini: Jo, me një gjerman, i dashuri paguan edhe për mua, s’paguaj unë në këtë mes.

Jam feministe dhe mendoj se femrat janë të shenjta. Femrat shqiptare janë të bukurat në botë.

Unë thjesht në intervistë tregova si është jetesa në Amerikë. Mirë që na lanë pa lekë, se si kam jetuar atje pa lekë unë një Zot e di, por na bënë dhe pa të dashur. Më kapi sedra mua, do s’do gjeta të dashur unë pastaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eksportet e grurit, Erdogan: Mund të diskutoj me Putinin për një “korridor paqeje”

Story i radhës

Messi: Guardiola i bëri shumë dëm futbollit

Të fundit nga

ShkoLartë