A ndërhyjnë ndërkombëtarët në politikën shqiptare? Nesturi: PD nuk ështe e besueshme

October 7, 2024
1 minut lexim

Platos Nesturi ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur për protestën e opozitës, e cila pritet të zhvillohet ditën e nesërme më 7 tetor, e cila sipas tij është një protestë e stisur.

I pyetur nëse ka gjasa që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë mes mazhorancës dhe opozitës, për të zgjidhur problemet dhe për të garantuar një proces të pastër zgjedhor, ai u përgjigj se ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e dukshme.

Sipas tij në sytë e ndërkombëtarëve, “Partia Demokratike nuk është një partner i besueshëm”.

“Demokracia shqiptare ka problematikat e saj, është ne faza të caktuara që padyshim një tranzicion kaq i gjatë, një përzierje e politikës me krimin, abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, bën që të ketë probleme të kësaj natyre të cilat padyshim ndikojnë.

Ndërhyrja e ndërkombëtarëve është shumë e qartë dhe e dukshme me faktin e reformës në drejtësi, me ngritjen e institucioneve të reja, të cilat kanë bërë që të fillojë e të ndihet forca e ligjit, të shkëputet lidhja e drejtësisë me politikën. Ende ka nevojë për këtë lloj garancie sepse ne e shikojmë që kur flasim për një krizë në Shqipëri, është një krizë edhe e klasës politike në Shqipëri”,-tha Nesturi.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fetai: Arsovska e poshtëroi BDI

Story i radhës

Psikologjia e vullnetit: kur besimi është fuqi

Të fundit nga

ShkoLartë