a mund te ndaloj une urdherat e altin dumanit rama shpaten qe e ka ne dore drejtesia ishte ne zyren time 67e05a068ab9f

“A mund të ndaloj unë urdhërat e Altin Dumanit?” Rama: Shpatën që e ka në dorë drejtësia ishte në zyrën time!

March 23, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka vijuar komentet për drejtësinë duke thënë se shpatën që e kanë në dorë sot e mbante dikur kryetari. Ai theksoi se shpata e drejtësisë ishte dikur në zyrën e tij, ndërsa sot sipas tij është në dorën e prokurorisë falë PS.

Rama risolli rastin e 21 janarit, ku tha se ishte kreu i qeverisë që i dha urdhër policisë të mos zbatonte urdhrat e prokurorisë.

Më tej, Rama tha se sot nuk imagjinohet që kryeministri të ndalojë urdhrat e Prokurorisë së Posaçme.

“Këtu janë vrarë njerëz, nuk keni dëgjuar që është një Altin Dumani që i thirri këta. Kur këtu janë vrarë njerëz në protestë, i pari qeverisë u dha urdhër policisë i tha mos i zbatoni urdhrat e prokurorisë. Nuk u zbatuan urdhrat, a e imagjinoni sot të ndal urdhrat e prokurorisë të Altin Dumanit unë? Nuk i imagjinoni dot vetëm për arsye sepse ne e kemi ndarë mendjen t’i japim këtij vendi një drejtësi të pavarur. Jemi ne që e kemi ndërmarrë reformën në drejtësi dhe e kemi shkruar në program.

Ne duhet ta fusim në kokë që jemi forca që do e hapim këtë rrugë. Do i hyjmë detit në këmbë, nëse nuk bëhet barazia para ligjit jo që nuk futemi dot në BE po nuk bëjmë dot prokopi. Ata thonë na jepni votën më 12 maj të shkrimë SPAK. Kanë dhe ata lajthitjet e tyre por është e pashmangshme se është një gjë e re. Nesër mund të çmendet PS vjen një tjetër thotë jo more ça na duhet kjo drejtësia kthehemi prap aty ku ishim.

Shpatën që e ka në dorë drejtësia e mbante kryetari, aty te zyra ime ishte shpata. Sot atë shpatë e ka drejtësia, këtë e kemi bërë me vetëdije”, tha Rama

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prej neser nis pagesa prej 150 000 denare per cdo familje te prekur nga tragjedia ne kocan 67e054a5e3cb7
Story i mëparshëm

Prej nesër nis pagesa prej 150.000 denarë për çdo familje të prekur nga tragjedia në Koçan

gjykimi i krimeve te luftes ne kosove 14 raste po gjykohen ne mungese 67e0639ec328b
Story i radhës

Gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë, 14 raste po gjykohen në mungesë

Të fundit nga

Pse e mbështet SPAK-un, flet Basha

Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka treguar arsyen e përkrahjes së tij ndaj Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Basha ka
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë