A mund të mbijetojë një lidhje dashurie nëse të dy jeni Ujorë?

February 8, 2022
min lexim

Ujori njihet botërisht si një nga shenjat më të pavarura të zodiakut. Ndonëse janë ekstremisht socialë dhe e vlerësojnë shumë shoqërinë, lidhjet romantike nuk janë në top listën e prioriteteve të tyre. Tani, e dimë që po prisni të mësoni nëse ti (një Ujor) dhe partneri yt (një tjetër Ujor) shkoni apo jo?

Kombinimi Ujor-Ujor është një nga më të rrallët, por shumë interesantë. Ti ke një partner që të kupton ashtu si askush tjetër s’do ta bënte dot. Ju të dy mund të mahniteni nga njëri-tjetri dhe është për t’u vlerësuar pasi Ujorët kanë tendencën të mërziten shpejt nëse nuk kanë diçka që t’i ngacmojë mendjen. Kjo shenjë preferon të jetë pjesën më të madhe të kohës me dikë me të cilën mund të bëjë biseda të vërteta që do t’i merrnin vëmendjen.

Asnjëri prej të dyve nuk do të donte t’i merrte gjërat me shpejtësi dhe kjo ju bën të jeni në të njëjtën linjë. 

Përshtatja seksuale mes dy Ujorësh

Vdisni të jeni pikantë në shtrat dhe njiheni si një prej shenjave që pëlqeni të dilni jashtë kornizave. Eksperimentoni shumë dhe duke patur një partner si vetja e keni më të thjeshtë të jeni më mendjehapur. Gjithsesi që gjërat të shkojnë deri këtu, Ujorin tuaj duhet ta bëni për vete me inteligjencë, pasi ndryshe s’mund të jeni intimë me ta.

Përshtatja emocionale

Nga një anë jeni kombinim i mirë pasi asnjëri prej jush s’i pëlqen të jetë shumë emocional. I zgjidhni problemet me logjikë dhe zgjidhni të bisedoni për të bërë para.

Nga ana tjetër gjërat mund të komplikohen në çift duke qenë se asnjëri s’është romantik dhe nuk shfaq dashurinë siç do të donit t’jua shfaqnin. 

Duke qenë të dy të pavarur dhe shumë të dashuruar me lirinë tuaj, mund të keni probleme të vogla në lidhje me stilin e jetesës dhe shfaqjen e emocioneve, por kjo s’do të thotë që s’duheni.

Problemet më të mëdha të një çifti Ujor-Ujor

Jeni kokëfortë. Nëse keni një qëndrim të caktuar për diçka s’ka asgjë që t’jua ndryshojë mendjen dhe padyshim kjo ndikon në marrëdhënien tuaj. Nëse ja dilni t’i kaloni këto, asgjë s’ju ndan më. Sigurohuni të kaloni kohë mjaftueshëm bashkë për ta rritur lidhjen çdo ditë e më shumë. 

Me pak fjalë bëni kombinim solid dhe një prej çifteve të zodiakut që përshtatet më shumë, pasi raporti juaj ka balancë dhe punë të dyanshme. Mund të qëndroni bashkë gjithë jetën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania dhe Ukraina: Të gjitha me përjashtim të armëve

Story i radhës

Salah kthehet te Liverpooli

Të fundit nga

ShkoLartë