Misioni bërthamor i OKB-së thotë se Rusia dhe Ukraina janë të interesuara për një armëpushim rreth termocentralit Zaporizhia.
Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi tha se të dyja palët po “angazhohen” në lidhje me një zonë mbrojtëse.
“Diskutimet përqendrohen rreth një angazhimi që asnjë veprim ushtarak nuk do të përfshijë ose do të nënkuptojë synimin ndaj centralit bërthamor”, shtoi Grossi.