Në muajt që i paraprinë pushtimit rus të Ukrainës, teksa agjencitë amerikane të inteligjencës po paralajmëroninse presidenti rus Vladimir Putin po planifikonte një sulm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ndoqën dy strategji. Së pari, ata u përpoqën të kontrollonin përshkallëzimin e situatës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden,u angazhua që në fillim se nuk do të dërgonte trupa amerikane në Ukrainë, në mënyrë që të zvogëlonte mundësinë e një lufte gjithëpërfshirësekundër Rusisë. Më pas, ai iu drejtua strategjisësë “diplomacisë imponuese”, duke kombinuar kërcënimet me stimujt për negociata.
Biden e paralajmëroi Rusinë me përjetimin e pasojave të rënda ekonomike nëse do tësulmonte vendin fqinj, dhe u shfaq i gatshëm të negocionte me Putinin mbi shqetësimet e sigurisë që ka sot Moska. Kjo strategji dështoi në momentin që tanket ruse e kaluan kufirin ukrainas.
Tani, ndërsa forcat ruse po i afrohen Kievit, politikë–bërësit perëndimorë kanë dy objektiva. Nga njëra anë, ata duan të bëjnë gjithçka përveçse të ushtrojnë forcën ushtarake për tandihmuar Ukrainën t’i mbijetojë sulmit brutal dhe të pajustifikuar të Rusisë.
Nga ana tjetër, ata synojnë të parandalojnë një luftë në shkallë të gjerë midis Rusisë dhe NATO-s. Ajo çka e bën sfidën kaq të vështirë, është se sa më shumë angazhohen për të arritur njërin objektiv, aq më pak ka gjasa që të arrijnë tjetrin. Dilemat janë një normë në politikën e jashtme, por rrallëherë zgjedhja është kaq e vështirë sa në Ukrainë.
Për shembull, marrim çështjen e krijimit të një zone të ndalim-fluturimit, të cilën presidenti ukrainas VolodymyrZelensky ia ka kërkuar urgjentisht NATO-s. Një veprim i tillë do t’indihmonte ndjeshëm forcat luftarake të Ukrainës, por do të rriste gjithashtu edhe gjasat që forcat ruse mund të sulmojnë pa dashje ose qëllimisht avionët e NATO-s.
Dhe kjo është arsyeja se përse anëtarët e aleancës e kanë përjashtuar këtë skenar. PrandajShtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë përballë një dileme të vështirë:si mund ta mbrojnë Ukrainën dhe të zmbrapsin agresioninrus, por nga ana tjetër të shmangin një luftë me Rusinë, një vend që ka arsenalin më të madh në botë të armëve bërthamore?
Ndërsa vijojnë sulmet e rusëve ndaj Ukrainës, është shumë e lehtë të imagjinohen skenarë në të cilët NATO dhe Rusia gjenden në një konflikt të drejtpërdrejtë,edhe pse nuk e dëshiron asnjëra palë. Një rrugë drejt përshkallëzimit të situatës, përfshin autokolonat që hyjnë në Ukrainë të cilët vijnë nga Polonia dhe Rumania për të ri–furnizuar forcat ukrainase me armë anti–tank dhe kundërajrore.
Rusia mund t’i sulmojë nga ajri këto autokolona, për të bllokuar fluksin e furnizimeve ushtarake, të cila kanë një ndikim domethënës në fushën e betejës. Edhe pse nuk është vetë NATO që po i organizon këto dërgesa, por anëtarë individualë të aleancës, NATO është një organizatë e sigurisë kolektive.
Një sulm kundër çdo anëtari të NATO-s, është një sulm kundër të gjithëve. Imagjinoni sikur një avion rus të bombardonte pajisjet ushtarake franceze që shkarkoheshin në një bazë ushtarake në Rumani. A do tajustifikonte një sulm i tillë thirrjen e Nenit 5, pra angazhiminpër mbrojtjen kolektive?
Ky skenar nuk është testuar ende, por nëse udhëheqësit e NATO-s do të arrinin në përfundimin se një sulm i tillë e justifikon mbrojtjen kolektive, atëherë NATO dhe Rusia do të gjendeshin në luftë mes tyre. Edhe më alarmantëjanë skenarët, në të cilët kriza aktuale mund të çojë në përdorimin e armëve bërthamore.
Që para sulmit por edhe gjatë pushtimit, udhëheqësit rusë kanë folur mbi armët bërthamore. Putin ka urdhëruar vënien nën alarm të forcave strategjike bërthamore të Rusisë. Edhe Ministri i tij i Jashtëm, Sergei Lavrov, paralajmëroi më 2 mars se çdo luftë me NATO-n do të ishte bërthamore.
Por deri më tani, forcat ruse nuk e kanë rritur gatishmërinë e tyre, dhe disa analistë gjykojnëse kërcënimet bërthamore të Moskës nuk janë gjë tjetër veçse shantazh që synon ta pengojëNATO-n t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen jetike nga ajri dhe në terren.
Por asnjë anëtar i NATO-s, sidomos ata në Evropë, nuk është i gatshëm t’i shpërfillë si një bllof kërcënimet bërthamore ruse, dhe t’i hapë derën një përshkallëzimi me pasojavdekjeprurëse. Perëndimi ka bërë pak përparim në kontrollin e përshkallëzimit në Ukrainë.
Negociatat diplomatike midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë, po ecin me një ritëm të çuditshëm. Ata kanë rënë dakord vetëm për të krijuar korridore humanitare për refugjatët, dhe për disazona të sigurta përreth centraleve bërthamore, dhe forcat ruse i shkelën të dyja gati menjëherë pas shpalljes së këtyre marrëveshjeve. Ndërkohë, Pentagoni dhe Ministria Ruse e Mbrojtjes kanë krijuar një linjë të re telefonike për të shmangur përplasjen midis forcave amerikane dheatyre ruse. Por të gjitha këto masa janë disa “frena” të dobëta.
Presionet në fushën e betejës mund ta nxisin Putinin të bëjë një ofertë, por ai i ka të qarta qëllimet e tij afatgjata.Ndërsa zemërimi i publikut mbi pushtimin rus po rritet ashtu si viktimat në civilë, vendete NATO-s duhet të ecin në një linjë të qartë midis frenimit të Rusisë dhe përshkallëzimit të konfliktit.
Kjo realizohet në 2 mënyra. E para bazohet shumë tek teoritë e mirëpërcaktuara të racionalitetit dhe parandalimit. E vetmja mënyrë për të ndalur një udhëheqës agresiv, thonë këto teori, është rritja e kostove të veprimit ushtarak dhe tregimi i vendosmërisë së palëkundur, si me fjalë po ashtu edhe me vepra.
Që nga fillimi i luftës, udhëheqësit e NATO-s e kanë përforcuar strategjinë e parandalimit. Ata kanë paralajmëruar vazhdimisht, se çdo sulm ndaj një anëtari të aleancës, do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve. Për këtë arsye kanë vendosur trupa shtesë në vendet anëtare që kufizohen me Rusinë,në Estoni, Letoni, Lituani dhe tek anëtarët më të mëdhenj të NATO-s si në Poloni dhe Rumani.
Po ashtu kanë aktivizuar forcën e reagimit të shpejtë të aleancës, një njësi shumëkombëshe prej 40.000 trupash, e projektuar për t’u aktivizuar me shpejtësi nëse duket i pashmangshëmnjë sulm kundër një anëtari të NATO-s. Ndërkohë, vendet perëndimore po vazhdojnë të shtojnë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, duke i shkaktuar shumë dëme ekonomike.
Qasja e dytë është më pak e njohur për analistët e politikës së jashtme, por mbështetet nga provat nga shkenca konjitive. Ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Daniel Kahneman dhe psikologu Amos Tversky, kanë treguar përmeseksperimenteve, se kur njerëzit parashikojnëose përjetojnë humbje serioze, ata janë më të prirur të ekzagjerojnë gjasat e humbjes me të cilat përballen dhe të ndërmarrin vendime më të rrezikshme.
Putin i përshtatet kësaj kategorie. Ai e ka quajtur shembjen e Bashkimit Sovjetik si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX”, dhe e konsideron Ukrainën si pjesë të territorit historik të Rusisë. Ai është ankuar vazhdimisht për tradhtinë e Rusisë nga Perëndimi, dhe për atë që ai e cilëson si një premtim i shkelur nga ky i fundit.
Pikërisht në këto kushte, psikologët presin që njerëzit të marrin vendime të rrezikshme.
Nëse ata kanë të drejtë, atëherë Putini ka më shumë të ngjarë të zgjedhë rrugën e rrezikshme të përshkallëzimit të mëtejshëm, në vend se të tërhiqet në mesin e një fushate ushtarake që po rezulton shumë më e vështirë nga sa e priste.
Në ditët dhe javët e ardhshme, udhëheqësit do të duhet të gjejnë një balancë midis rreziqevetë forcimit të strategjisë së parandalimit, përkundrejt rreziqeve të një përshkallëzimi me pasoja vdekjeprurëse. Askush nuk duhet të besojë se e di me saktësi se çfarë do të bëjë Putin.
Marrë me shkurtime
Shënim:Janice Gross Stein, drejtoreshë e Shkollës Munk mbi Çështjet Globale dhe PolitikatPublike në Universitetin e Torontos, Kanada