Po, mund ta bëni këtë. Çështja është se si. Këtë mund ta bëni duke gjetur njerëz profesionistë për ta hulumtuar tregun, por jo për t’i dhënë dikujt shuma të caktuara për t’jua bërë një vend pune diku.
Rekruterët dhe “headhunters” janë njerëzit më të duhur për një numër arsyesh. Me këta persona biseda për kompensim mund të ndodhë menjëherë, në krahasim me ndjekjet e procedurave të intervistave për pune, në të cilat negociatat për pagë bëhen në fazën e fundit.
Pra, janë këta profesionistë që jua rrisin mundësitë për ta gjetur punën tuaj të ëndrrave. Por, duke qenë se këta punojnë agjenci të rekrutimit, ata e bëjnë këtë për kompani e jo për individë, pra përfundimi është se këtë e bëjnë pa pagesë.
Mbeten ende opsione kur mund ta paguani dikë i cili ua lehtëson gjithë procesin e punësimit, por edhe i rritë mundësitë.
Cilët profesionistë mund t’ju gjejnë punë?
Profesionistët që mund t’ju ndihmojnë në të gjithë procesin e punësimin ose vetëm pjesërisht janë:
Rekruterët dhe “headhunters”
Projektuesit e CV-së
Trajner i karrierës
Rekruterët
Me profesionistë të tillë nuk keni nevojë të shqetësoheni për pagesë. Si mund të kontaktoni me ta?
Hulumtoni për agjenci të rekrutimit
Edhe në Kosovë, agjencitë e punësimit po shtohen. Gjeni agjencinë më të mirë të rekrutimit për ju, sipas industrisë, shtrirjes gjeografike, shkallës së vendosjes së suksesshme dhe niveleve të karrierës me të cilat keni punuar!
Bisedoni me ta
Kontaktoni këto kompani, dërgoni CV-në dhe bëni ta kuptojnë që jeni duke kërkuar punë në mënyrë aktive. E nëse nuk ju kontaktojnë brenda dy javëve, vazhdoni t’i kontaktoni më ndonjë email.
Projektuesit e CV-së
Që të bini në sy të rekruterve profesionalë, është e rëndësishme që CV-ja juaj të jetë që merr vëmendje (për të mirë). Ka kompani por edhe punonjës të pavarur që merren edhe me këtë pjesë. Nëse “e punësoni” dikë për ta redaktuar CV-në tuaj mund të jetë një hap i mirë që ta gjeni punën e dashuruar që përkon me aftësitë që keni. Sigurisht duhet t’i hulumtoni çmimet, nëse mund ta përballoni një gjë të tillë.
Trajnerët e karrierës
Trajnerët e karrierës janë aty për t’ju ndihmuar në karrierën tuaj për të vazhduar në një drejtim plotësisht të ri. Ata ofrojnë të dhëna dhe udhëzime për shumë aspekte të hulumtimit për punë dhe procesin e tranzicionit të karrierës, përfshirë këtu CV-në, aftësitë për intervistim, vendosjen e qëllimeve etj.
Konsultimi me trajnerë të karrierës për të gjetur punë, ju bën më të qasshëm për të gjetur punë.
Pse duhet ta paguani dikë për t’ju ndihmuar në punësim?
Disa nga arsyet pse duhet ta merrni seriozisht konsultimin me dikë tjetër për t’ju ndihmuar të gjeni punë janë:
Krijoni imazh të mirë në treg
Njiheni me tregun dhe industrinë
Mësoni aftësi të reja
Dalloheni nga kandidatët e tjerë/Akademi Pune