A mund ta marrë drejtimin e PD-së Argita Malltezi? Ja si përgjigjet Çupi

1 minut lexim

Dhurata Çupi, deputete e PD-së, tha se kjo parti ka kryetar Sali Berishën dhe në dijeninë e saj nuk ka asnjë garë të hapur për të zgjedhur kryetar të ri.

Çupi u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje të brendshme në PD për postin e kryetarit përpara zgjedhjeve të 2025-ës.

E pyetur lidhur me mundësinë që drejtimin e kësaj partie ta marrë Argita Malltezi apo emra të tjera, Çupi tha se PD sot e ka kryetarin, është Sali Berisha, dhe nuk mendoj se do të kemi zgjedhje përpara 2025-ës. “Sot nuk kemi shpallur zgjedhje për Kryetar të PD-së, sot kemi kryetar Sali Berishën.

Kur të hapet gara mund të kandidojnë shumë emra, PD nuk funksionon mbi bazën e thashethemeve, dhe si anëtare e Kryesisë së PD-së mund t’ju them se nuk kemi vend të lirë për postin e Kryetarit të partisë”, tha Çupi.

Story i mëparshëm

Lajmërohet ish-asistenti i Kurtit pas arrestimit, ‘godet’ Përparim Ramën – ja mesazhi i tij

Story i radhës

LIVE: “Urdhri i fundit i Zelensky-t”, inteligjenca ushtarake jep detajet – Kremlini ‘përplaset’ me SHBA-në!

Të fundit nga