A meritojnë zyrtarët rritje 78% të rrogës? Osmani: Politikani që s’e ka me rëndësi pagën, me gjasa ka burime tjera

Presidenti Stevo Pendarovski është zyrtari me pagën më të lartë në vend me 93.000, por me rritjen e re prej 72.000 denarëve, paga do t’i shkojë mbi 165.000 denarë dhe jo vetëm ai, por edhe të gjithë funksionarët nga marsi do të marrin paga më të larta për 78%.

Kjo si duket nuk i pëlqeu vetëm presidentit Pendarovski i cili thotë se rritja e pagave të zyrtarëve në kohë krizë, me para nga buxheti, është e papëlqyeshme. Mirëpo si Pendarovski nuk mendojnë disa funksionarë të tjerë. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani këtë pyetje e komentoi në aspekt etik dhe praktik.

“Nga aspekti praktik çdo politikan që thotë se nuk e ka me rëndësi pagën përcjell mesazh të keq, sepse me gjasa ka burime tjera, e unë nuk kam burime të tjera për jetesë përveç kësaj page, kështu që dua që secili të ketë mundësi më të mirë. Në aspektin etik mendoj se politikanët duhet të jenë të fundit në listën e qytetarëve që duhet rritur paga. Po duhet t’u rriten sepse pagat janë skandaloze mirëpo të jenë të fundit në listë”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

E kreu i Komunës Qendër thotë se një pjesë të parave do ta dhuroj për familjet e rrezikuara sociale.

“Nëse do të ketë rritje, pjësën më të madhe do ta dhurojmë për familjet e rrezikuara sociale të komunës”, tha Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska thotë se Qeveria po e shqyrton mundësinë që të korrigjohet kjo rritje e lartë e pagave.

“Qeveria po mendon për korrigjim të përshtatshëm të koeficientëve me qëllim që ajo rritje mos të jetë aq e lartë, ashti siç e ka paraparë Gjykata Kushtetuese. Kuptohet sepse jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Mirëpo Xhemail Saiti nga Shoqata e Gjykatësve thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar me patjetër. Sipas tij gjykatësit e meritojnë këtë rritje, ngaqë ka kohë që po kërkojnë një gjë të tillë nga Qeveria.

“Ne jemi me një proces të gjatë të bisedimeve me Qeverinë, duke u dorëzuar edhe nga kërkesat tona legjitime që të sillet ligj për pagat e gjykatësve. Kjo formë e përllogaritjes së deritanishme të pagës ishte i bllokuar me një dekret, i cili duhej të kishte karakter kohor por ky dekret po zbatohet shumë vite. Tjetër është çështja se a ka shteti momentalisht mundësi ekonomike dhe financiare të plotësojë këto kërkesa”, tha Xhemail Saiti nga Shoqata e Gjykatësve.

Ndërkaq kështu duket rritja e pagave të punëtorëve shëndetësorë dhe pensionistëve për muajin mars, krahasuar me bartësit e funksioneve.
PUNËTORËT SHËNDETËSORË rritje nga 5% deri 12 %
PENSIONISTËT rritje 8.4 %
ZYRTARËT rritje 78 %

Këtë rritje e mundësoi Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi të shfuqizojë dy nene të ligjit për pagat dhe shtesat e zyrtarëve, kështu që do të rriten pagat e të gjithë funksionarëve, zëvendësministrave, kryetarëve komunave, drejtorëve, si dhe të gjithë gjyqtarëve, përfshirë edhe ata të Gjykatës Kushtetuese për 78%. Ndërkaq punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit duhej të protestojnë dhe të lënë anash mësimin dhe pacientët për të marrë ngritje të pagave për rreth 10-15%.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Evra: Ma ka thënë Dani Alves

Story i radhës

OKB-ja përsërit thirrjen e saj që filloi pas tërmeteve për mbështetje për Türkiyen

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez