A llogaritet seksi si ushtrim? Varet nga ajo se sa jeni dembel…

July 28, 2023
1 minut lexim

Për individët të bërit dashuri mund të jetë mundim fizik, ndërsa për disa të tjerë vrapim maratonik.

Njerëzit më pak aktivë lehtë mund ta përjetojnë seksin si ndonjë lloj ushtrimi në palestër.

Gjatë marrëdhënieve intime shtohet shpejtësia e frymëmarrjes, ngrihet niveli qarkullimit të gjakut dhe numri të rrahurave të zemrës, djersiten.

Ngjashëm ndodh edhe gjatë ushtrimeve.

Një studim i ri i bërë në çiftet e reja në Kanada ka treguar që intensiteti i seksit të tyre është përafërsisht me mundimet tek aktivitetet mesatare trupore, siç është, p.sh., ecja.

Gjithashtu, gjykuar sipas ritmit të rrahjeve të zemrës, masturbimi është i njëjtë me ushtrimin e lehtë, si p.sh. ecja e lehtë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se a mund të krahasohet seksi me ushtrimet, apo jo, varet se sa jeni aktivë.

Për ata, të cilët ushtrimet trupore i bëjnë për të formësuar trupin dhe për të mbajtur formën, seksi nuk është diçka që e përjetojnë si ushtrim. Për ata seksi është kënaqje e vërtetë dhe relaksim.

Nga ana tjetër, për ata njerëz të cilët mund t’i quajmë dembelë, sepse në jetë nuk janë edhe aq aktivë, seksi me intensitet të shpeshtë mund të jetë mundim fizik, ndërkaq për dikë tjetër vrapim maratone.

Ata këtë shumë lehtë mund ta përjetojnë si formë ushtrimi, përkatësisht, individët dinë të ngushëllohen se si kjo është e mjaftueshme për linjë të mirë dhe humbje të kilogramëve të tepërt.

Përfundimi është ky: aktiviteti fizik dhe kujdesi për trupin shumë lehtë ngrenë dëshirën seksuale dhe kënaqjen duke bërë dashuri, sepse atëherë njeriu është i kënaqur me veten dhe ka vetëbesim më të madh se ata të cilët mund t’i quajmë dembelë.

Gjithashtu, njerëzit të cilët janë statikë vështirë mund të llogarisin që do të ndërtojnë muskuj me seks të herë pas hershëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kaq masivisht me u keqpërdorë uji, jo njerëzore”, KRU Prishtina identifikon kyçjet ilegale në lagjen “Mati 1”

Story i radhës

Deri të dielën mbrëmjet do të jenë të freskëta, nga e hëna priten reshje shiu në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë