Nga paratë europiane përfitojnë vetëm funksionarët, ndërsa për popullin nuk ndahet as edhe një denarë. Kështu mendojnë qytetarët të cilët TV21 i anketoi në lidhje me fondet europiane që BE ia ofron vendit si mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që vendi të mund të ndërmarrë çdo reformë të nevojshme për t’u integruar në BE.
-Në xhepat e funksionarëve. Deri tani nuk kemi parë asgjë, sidomos për personat me aftësi të kufizuara.
-95% i vjedhin partitë, te qytetari nuk arrin asgjë. Kështu mendoni? 200% edhe 100% mund të shtoj. Do të thotë asnjë fond europian nuk shfrytëzohet për maqedonasit, apo çdo kush që jeton në këtë shtet. Të gjitha partitë i ndajnë mes vete.
-Po, po i vjedhin. Ka shumë mafia në vend që i marrin paratë. Le të shkojnë këta politikanët dhe me paratë tu ndihmojnë njerëzve që duhet dhe Maqedonia të jetojë në drejtësi.
-Për paratë, financat që dërgohen nga lartë nga Europa duhet me ato para të ndihmohen të varfrit.
-Plaçkitje klasike, plaçkitje të legalizuara që paratë e buxhetit dhe gjithçka që hyn nuk përfundojnë askund, asgjë nuk ka kontrollë.
Se paratë nuk shkojnë aty ku duhet nuk mendojnë vetëm qytetarët pasi që nga 36 hetime për Ballkanin Perëndimor të hapura nga organi përgjegjës për revizion të fondeve, 18 kanë të bëjnë me keqpërdorime të fondeve europiane në Maqedoninë e Veriut. Këto numra i konfirmoi edhe ambasadori Dejvid Gir.
“OLAF është organ serioz dhe thelbësor që zbaton hetime. Ju vetë i dhatë numrat e hetimeve. Unë mund vetëm ta konfirmoj këtë numër, por nuk mund të hyj e as s’i di detajet për hetimet që kanë të bëjnë me ata persona, subjekte të ndryshme që janë pjesë e këtyre hetimeve. Nëse hetimet rezultojnë me dyshim për aktivitete kriminale, ato raste do t’i dërgohen prokurorisë publike, dhe në atë rast presim që prokurori publik të ndërmarrë aktivitete që ne do t’i ndjekim nga afër”, deklaroi Dejvid Gir, ambasador i BE-së në Shkup (26.07.2023).
Përndryshe, që nga viti 2007, vetëm nga IPA fondet BE-ja Maqedonia e Veriut ka gjeneruar 1.3 miliardë euro, në pesë fusha kryesore, sundimit të ligjit dhe të drejtat themelore, demokracinë dhe qeverisjen e mirë, mbrojtja e mjedisit dhe lidhja e qëndrueshme, në rritjen ekonomike dhe kapitalin njerëzor si dhe bujqësi dhe zhvillimi rural.
Burimi: TV21