Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka reaguar pas një pyetjeje të pazakontë nga një fans në rrjetet sociale, ku u aludua se ajo kishte kryer marrëdhënie me reperin kosovar, Fero, në një ashensor.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku ajo theksonte format trupore, fansi bëri një koment provokues, duke pyetur nëse kjo gjë ishte e vërtetë.
Roza nuk vonoi të jepte përgjigjen e saj, duke mohuar qartë këtë aludim. Ajo sqaroi se deklarata e saj për marrëdhënie në një ashensor kishte të bënte me të dashurin e saj dhe jo me reperin Fero. Sipas saj, ajo dhe Fero janë takuar vetëm tre herë dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje intime.
Nga ana tjetër, edhe Fero ka folur për këtë çështje në një intervistë në emisionin “Gjoni Black”, ku gjatë një freestyle-i ai përmendi se kishte kryer marrëdhënie në një ashensor, por nuk përmendi emra.
Burimi: botasot.info