A ka shteti rezerva të mjaftueshme të drithërave? Përgjigjet Bekteshi

March 11, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se nga sot deri më 20 mars Qeveria ka ndaluar eksportin e disa drithërave dhe produkteve tjera.

Bekteshi tha se qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendor.

“Grurë dhe thekër, elb, misër, miell nga gruri dhe thekuri, farë luledielli, vaj nga fara e lulediellit. Duke marrë parasysh invazionin e Rusisë në Ukrainë dhe reperkusionet që në një situatë të këtillë janë jo vetëm për tregjet evropiane, por edhe ato botërore, mund të them se tani jetojmë në një nga krizat më të mëdha ekonomike botërore”, tha mes tjerash Bekteshi.

Bekteshi tha se kërkesa për ndalimin e eksporteve për këto produkte është kërkesë e Ministrisë së Bujqësisë.

Bekteshi tha se nëse paraqitet nevoja, shteti është i gatshëm të plotësojë rezervat e mallrave, por për momentin nuk ka nevojë për këtë.

Bekteshi siguroi se shteti ka rezerva të mjaftueshme të drithërave.

“Dua të përsëris edhe një herë dhe t’u garantoj qytetarëve se rezerva shtetërore të mallrave janë më se të qëndrueshme. Maqedonia e Veriut ka sasi të mjaftueshme të grurit dhe misrit për të mbuluar nevojat vendore. Mullinjtë apo kompanitë private në vend kanë mbi 50 mijë tonelata grurë, mbi 10 mijë tonelata misër dhe mbi 8 mijë tonelata elb për shkak të rritjes së prodhimit vendor të grurit nga 195 mijë tonelata në vitin 2017, në 253 mijë tonelata në vitin 2021”, deklaroi Bekteshi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi 7 milionë denarë ndihma humanitare për qytetarët e Ukrainës

Story i radhës

Burra, gra dhe fëmijë lypnin në Prizren, ndalohen 8 shqiptarë

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë