A ka përgjigje drejtoria e sportit në Ferizaj, për gjendjen katastrofë të palestrës së sporteve!

min lexim

Klubet po mallkojnë, kampionati fillon në fundjavë në elitën e hendbollit të Kosovës.

Në palestrën e sportit “BIll Clinton” në Ferizaj, stërviten sportet me dorë, hendbolli dhe volejbolli dhe shumë klube të sporteve luftarake. 

Ka muaj (siç thonë brenda palestrës, gati tre muaj që palestra është në renovim) që po rinovohet dhe sipas zyrtarëve brenda palestrës, punimet po shkojnë tejet ngadalë dhe gjeneratori askush nuk i intereson me rregulluar!

A ka përgjigje drejtoria e sportit në Ferizaj, për gjendjen katastrofë të palestrës së sporteve!

A po hesht drejtoria e sportit karshi kësaj gjende të rëndë të palestrës së sporteve?

Pse duhet drejtoria e sportit e Ferizajt të sqarojë opinionin sportive përmes një letre të hapur, për situatën në palestrën “Bill Cilnton”.

E para, t’i sqarojë hapur klubet, se faji i kujt është që punimet po shkojnë ngadalë

E dyta, t’i sqarojë klubet, kur është e gatshme palestra, me datën 1 tetor, me 1 nëntor, me 1 dhjetor, me 1 janar 2023, me 1 shkurt 2023, me 1 mars 2023?

Nuk është marre të sqarohet opinioni! Drejtoria e sportit duhet ta ketë një përgjigje, të flet hapur për situatën në palestër. Askujt nuk i duhet deklaratë diplomatike por konkrete nga ana e drejtorisë së sportit! 

E treta, klubet të hendbollit nuk iu pëlqen të stërviten në sallën e kazermës ushtarake, sepse nuk janë kushtet për lojë të hendbollit, kështu e thotë një burim i afërt. 

Pse po bëhet kjo heshtje? Pse po frikësohen klubet të flasin kur e dijnë veten si funksionojnë dhe me një fukarallëk buxhetor! A janë të vetëdijshme klubet se nëse luajnë shumë ndeshje jashtë qytetit, edhe  mund të kapitullojnë apo falimentojnë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Angelina Jolie ngrit padi prej 287 milionë eurosh ndaj Brad Pitt

Story i radhës

SHBA uron Maqedoninë e Veriut! Blinken dërgoi “dëshirat më të mira” me rastin e Ditës së Pavarësisë

Të fundit nga