A ka pasur ndërhyrje te drejtësa? Kryeprokurori Çela: Nuk ka pasur probleme të tilla

1 minut lexim

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë fjalës së tij në parlament, prezantoi raportin për vitin 2023.

Deputeti Asllan Dogjani tha se a ka pasur ndërhyrje nga qeveria tek drejtësia. Çela u shpreh se nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjeve, por shtoi se sistemi i drejtësisë sot po funksionon më mirë se dikur.

Asllan Dogjani: A keni patur ndërhyrje drejtpërdrejtë ose mesazhe nga kryeministri, ministrat apo anëtarë të qeverisë?

Olsian Çela: Ndërhyrjet në drejtësi i vlerëson KLP. Nuk ka pasur ndërhyrje tek drejtësia. Sot drejtësia po funksionon, nuk është perfekt, ka vend për përmirësim, nuk përjashtoj që mund të ndodhin, por jemi në udhën e drejtësisë.

Story i mëparshëm

SPB-Tetovë: Dënim me burg prej 1 deri 5 vjet për të shtëna me armë zjarri

Story i radhës

ЏЕКПОТ МАНИЈА ТУРНИР ЗА ВИДЕОЛОТАРИЈА НА 2win.мк

Të fundit nga