Futbollisti Armend Thaqi është lojtar i dëshmuar, kjo u pa edhe në ndeshjet me Ballkanin e Therandës në ndeshjet ndërkombëtare, sidomos në fazën e grupeve të Conferece League.
Mbrojtësi Thaqi – luftëtar dhe motivues i madh i kampionit të Kosovës, vendimtar në disa ndeshje në Conference League.
Ka shumë polemika për Thaqin që nuk u ftua në kombëtare nga selektori Alain Giresse për ndeshjet miqësore e nëntorit kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.
A mendoni se ka pas vend edhe për Armend Thaqin në kombëtare dhe pse?
“Thaqi besoj se e ka kaluat fazën e testimit. Ai tashmë ka shënuar paraqitje edhe me kombëtaren edhe me ekipin e tij, Ballkani, ka pasur një paraqitje fantastike në Evropë, ka pasur më shumë lojë ndërkombëtare se të grumbulluarit.
E vërtetë janë disa lojtar që edhe më herët ose së fundi janë paraqitur, por kanë pasur mungesa në paraqitje të klubet e tyre apo besoj se janë përzgjedhur për ndeshje ritmi të lojës”, tha Latifi.