A ka ndonjë ministër të preferuar Vlora Çitaku?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka treguar se a ka ndonjë ministër të preferuar ajo gjatë qeverisjes së tanishmë.

Ajo thotë se asnjë ministër i Qeverisë së tanishme nuk ka prodhu rezultate.

“Që të jem shumë e sinqertë mua përsonalisht mund të më duket njëri më i mirë se tjetri por nuk kanë prodhu rezultate.

E tërë qeverisja mund të reduktohet në një urë pesë metërshe në Istog kur nuk ka projekte të mëdha, invenstime, rritje të pagave, kemi pasë abstenim total në qeverisje në një periudhë jo të lehtë të një inflacioni të paparë ne e dimë që Qeveria nuk e ka shkaktu inflacionin mirëpo Qeveria ish dashtë të reagojë, i kemi bë thirrje kryeministrit të heqë aksizën në disa produkte, po për kryeministrin ma e rëndësishmë ka qenë mi mbledhë ato para e pastaj me i mbajtë aty”, tha ajo.

Story i mëparshëm

Bëhuni gati! “La Casa De Papel” rikthehet, seritë e reja do të shfaqen premierë në dhjetor në Netflix

Story i radhës

Hekuri, Magnezi, Kaliumi – Mineralet Ideale për Gjumë të Mirë

Të fundit nga