Shumë afër qendrës në rrugën e Varoshit, mbi një market të vogël, ndodhej një kafene e vjetër, dy zonja, njëra nga Kosova dhe tjetra nga Shqipëria, prisnin mysafirët që në fakt janë klientët e tyre të përnatshëm.
Veprimtaria që zhvillohet në këtë kafene të vjetër është një sekret publik për qytetarët e Ferizajt dhe udhëtarët e rastësishëm.
Megjithëse ambienti aty është i ftohtë dhe duket se koha ka ndaluar aty, gjithçka në këtë objekt është e vjetër, përjashto dritat vezulluese, çmimet që ofrojnë zonjat për shërbimet e tyre seksuale janë bajagi të larta, megjithatë të negociueshme.
Para negocimit, klientët janë të obliguar të pinë diçka aty dhe normalisht që i qerasin edhe zonjat.
Një pije me këto gra, të cilat po e shesin trupin e tyre, kushton hiç më pak se 10 euro.
Kjo konsiderohet njohja e parë, para se të caktohet çmimi dhe vendi ku do të kryhet shërbimi seksual.
Me një pije nuk përfundon gjithçka, duhet pija e dytë po në vlerën e njëjtë prej 10 eurosh që të nisë negocimi për çmimin.
Kiksi i propozon i pari, vlerën prej 20 euro, por reagimi i tyre ishte përçmues.
Pas shumë tentimesh, arrijmë ta zbresim çmimin nga 70 euro në 50 euro.
Por para nesh lind një konflikt, pasi kërkuam vetëm njërën nga to për të vërtetuar se në atë vend zhvillohet prostitucion, veprimtari kjo që është vepër penale në Kosovë.
Gjithçka në atë vend ishte e gatshme për të vepruar, përpara se të niseshim, vajzat bëjnë me shenjë nga taksi, i cili ishte në gjendje gatishmërie për të na dërguar në destinacion.
Morëm taksinë që na u sugjerua dhe bashkë me njërën nga vajzat, u nisëm për te moteli, i cili po ashtu u përzgjodh nga vetë ato….
Burimi: botasot.info